Art&Argëtim

Zakonet e çuditshme të KIM JONG UN, e vuan faktin se është vetëm 165 cm i gjatë. Peshon 130 kg

Kim Jong-un pretendon se ka lindur më 8 janar 1984, por disa raporte që tregojnë se ai ka lindur dy vjet më pas. Besohet se ai e ndryshoi vetë datën e lindjes për t'u paraqitur para popullit të tij si më i vjetër dhe më i përgjegjshëm.

14 Tetor 2022, 17:34 Nga k.m.
Zakonet e çuditshme të KIM JONG UN, e vuan faktin se është
Kim Jong Un

PYONGYANG- Dihet shumë pak për Kim Jong Un, liderin e Koresë së Veriut. Por këto janë 12 zakonet e tij të çuditshme që kanë mundur të zbulohen pwr jetwn e tij. Kim Jong Un është më i riu nga 3 djemtë e ish-liderit të Koresë së Veriut, Kim Jong Il. Kur babai i tij vdiq, televizioni shtetëror e shpalli atë "trashëgimtar të madh". Kim Jong-un pretendon se ka lindur më 8 janar 1984, por disa raporte që tregojnë se ai ka lindur dy vjet më pas. Besohet se ai e ndryshoi vetë datën e lindjes për t'u paraqitur para popullit të tij si më i vjetër dhe më i përgjegjshëm. Deri në vitin 2000 ka studiuar në Zvicër me identitet falso, ndonëse shokët e klasës e njohin ende dhe thonë se i pëlqente më shumë sporti se politika.

Sot ju sjellim 12 fakte për Kim Jong Un:

1. Udhëheqësi suprem i Koresë së Veriut është vetëm 165 centimetra i gjatë, por vesh këpucë me shtesë të veçantë që e bëjnë 170 cm.

2. Kim Jong Un ka disa tituj zyrtarë duke përfshirë: "Marshall Kim Jong Un"; "Udhëheqësi suprem i Republikës Popullore të Koresë, Udhëheqësi i Partisë dhe i Popullit", "Një gjeni mes të tjerëve", "Një shok i madh".

3. Fotot nga rinia e Kim Jong Un nuk janë shfaqur kurrë për publikun. Në vitin 2014, u publikuan disa foto të Kim Jong Un nga vitet e tij të adoleshencës, por askush nuk mund të thotë me siguri se është ai.

4. Nëna e Kim Jong Un njihej në Korenë e Veriut si "Nëna e Phenianit", dhe quhej gjithashtu "Nëna e Koresë së Madhe Songun", si dhe "Nëna e nderuar që është më besnike ndaj udhëheqësit të dashur". Nëna e tij lindi në vitin 1953 në Osaka të Japonisë dhe vdiq në vitin 2004 në Paris.

5. Rreth një vit pasi u bë lider i Koresë së Veriut, Kim Jong Un u gradua në gradën më të lartë në Ushtrinë Popullore Koreane - si Komandant i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura.

6. Koreja e Veriut dominohet nga shamanizmi, hondoizmi, budizmi dhe krishterimi. Megjithëse Kim Jong Un garanton lirinë e besimeve fetare, e vërteta është se në vitin 1953 më shumë se 200,000 të krishterë u raportuan të zhdukur. Megjithatë, Koreja e Veriut klasifikohet si një shtet ateist.

7. Të gjithë pyesin se çfarë do të ndodhte me Korenë e Veriut nëse lideri i saj do të vdiste papritmas? Ai ka një vajzë, por ajo është shumë e vogël për të marrë rolin e liderit të këtij vendi. Të gjithë thonë se e vetmja zëvendësuese e besueshme për Kim Jong Un do të ishte motra e tij, Kim Yoo-ae.

8. Ri Sol-Yoo është gruaja e Kim Jong Un dhe data e saktë e lindjes së saj nuk dihet. Ajo besohet se ka lindur mes viteve 1985 dhe 1989 në Korenë e Veriut. Nuk dihet thuajse asgjë për të, përveçse vjen nga një familje e vjetër elitare dhe se është shkolluar në universitet. Edhe pse zyrtarisht çifti ka vetëm një vajzë, ata përflitet se kanë gjithsej tre fëmijë.

9. Donald Trump e quajti Kim Jong Un "Njeriu raketë" në 2017. Kim Jong Un nuk i pëlqeu pseudonimi, kështu që ai tha se do ta quante Trump një "plak-dreq".

10. Kim Jong Un është shumë i ndjeshëm për pamjen e tij. Besohet se ai është në siklet që ka vite që po lufton me peshën e tij. Besohet se ai aktualisht peshon 122 kilogramë, dhe se pesha e tij shkon deri në 130 kg.

11. Sipas disa burimeve nga brenda Koresë së Veriut, Kim Jong Un ka një harem që ka mes tyre, edhe vajza 13-vjeçare. Të gjitha vajzat duhej të kalonin testin e virgjërisë përpara se të dërgohen në harem. Thashethemet thonë se në vitin 2016, ai shpenzoi rreth 3 milionë dollarë për të brendshme dhe kostume.

12. Ai konsiderohet si një nga njerëzit më të fuqishëm në botë. Revista Forbes e cilësoi atë si personin e 36-të më të fuqishëm në botë.

kim jong un

Sondazh

Poll