Art&Argëtim

Është në prag divorci me Gisele! Tom Brady pranon: Kam probleme me shëndetin mendor

Fituesi shtatë herë i Super Bowl ka pranuar se i duhet terapi për të përballuar peshën e problemeve të tij personale. 

14 Tetor 2022, 17:29 Nga A.B
Është në prag divorci me Gisele! Tom Brady pranon: Kam probleme
Tom Brady dhe Gisele

SHBA- Tom Brady po  kalon periudhën më të vështirë të jetës së tij personale teksa është në proces divorci me modelen e njohur Gisele. Teksa aludimet për ndarjen shtohen, fituesi shtatë herë i Super Bowl ka pranuar se i duhet terapi për të përballuar peshën e problemeve të tij personale. 

"Është diçka për të cilën kam vazhduar të përpiqem gjithmonë të punoj, dhe padyshim që është një sfidë për mua, qoftë terapi fizike apo psikoterapi, të gjitha ato gjëra që sigurisht i kam bërë gjatë viteve."- tha Brady në "Let's Go!", podcastin me Jim Grey dhe Larry Fitzgerald.

Sipas raporteve nga Page Six dhe TMZ, Brady dhe modelja kanë punësuar avokatë për të filluar procedurat e divorcit, megjithatë asnjëri nuk ka bërë një deklaratë zyrtare për këtë çështje.

 
 
 
 
 
Vieë this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Tom Brady (@tombrady)

Cila është arsyeja e problemeve të tyre familjare?

Shumica e raportimeve e konsiderojnë karrierën e Tom Brady si arsyen kryesore të ndarjes së tyre, pasi ai kishte premtuar se do të hiqte dorë nga futbolli dhe do t'i përkushtohej familjes, gjë që nuk ndodhi. Kështu dëshironte Gisela, e cila në një intervistë ka nxjerrë në pah ofertën e saj për familjen dhe bashkëshortin.

Gjithsesi dhe sipas RadarOnline, njerëz pranë çiftit kanë zbuluar disa detaje të tjera. Sipas tyre, Brady dhe Gisele kishin arsye më të rëndësishme për t'u ndarë, siç ishte mungesa e seksit.

"Kjo martesë është kthyer në e ftohtë si akulli, " tha një burim i afërt me Brady, duke shtuar: "Gizelle është një supermodele nga Brazili me super dëshirë seksuale dhe u ka thënë miqve të saj se ajo ka nevojë për më shumë nga burri i saj".

Megjithatë, 45-vjeçari duket se ka zgjedhur të kursejë energjitë për në... fushë./Burimi: Protothema.gr

tom brady

Sondazh

Poll