Art&Argëtim

Polemikat e deklaratave të Kanye West, banka JP Morgan ndërpret marrëdhëniet me reperin

Një letër nga banka informonte West për vendimin u postua në Twitter nga një komentator konservator, ky veprim vjen pas polemikave të fundit të reperit në lidhje me deklaratat antisemitike.

14 Tetor 2022, 11:18 Nga d.a.
Polemikat e deklaratave të Kanye West, banka JP Morgan ndërpret
Kanye West

SHBA- Gjiganti bankar amerikan JP Morgan Chase po i jep fund marrëdhënies profesionale me reperin dhe stilistin Kanye West, i cili tani quhet Ye, dhe markën e tij Yeezy.

Sipas BBC, një letër nga banka informonte West për vendimin u postua në Twitter nga një komentator konservator, ky veprim vjen pas polemikave të fundit të reperit në lidhje me deklaratat antisemitike.

Në letrën banka i dha West afat deri më 21 nëntor për të transferuar biznesin e tij. West më parë kishte hyrë në mediat sociale për të kritikuar udhëheqjen e JP Morgan dhe tha se nuk do t'i jepnin atij akses te shefi ekzekutiv i bankës Jamie Dimon.

Ai i tha Bloomberg në shtator se po ndërpret lidhjet me partnerët e tij të korporatës dhe se "është koha që unë të shkoj vetëm". Lëvizja e JP Morgan vjen pasi partneritetet e biznesit të zotit West janë vënë nën një kontroll të shtuar.

Javën e kaluar, firma e veshjeve sportive Adidas tha se ishte duke rishikuar marrëveshjen e saj me të disa ditë pasi ai tregoi një model bluze "White Lives Matter" në Javën e Modës në Paris. Kompania nuk e përmendi polemikën, por tha se "partneritetet e suksesshme janë të rrënjosura në respektin reciprok dhe vlerat e përbashkëta".

West u përgjigj në Instagram, duke pretenduar se firma "vodhi" planet e tij. Ky postim tani duket se është fshirë. Në fundjavë, llogaritë e tij në Twitter dhe Instagram u pezulluan pasi ai postoi mesazhe antisemite.

Muajin e kaluar, West tha se po përfundonte partneritetin e tij me shitësin me pakicë Gap. Ai akuzoi firmën për dështimin në respektimin e kushteve të marrëveshjes, duke përfshirë dështimin për të hapur dyqane të pavarura për etiketën e tij të modës Yeezy.

banka jp morgan chase kanye west jamie dimon

Sondazh

Poll