Art&Argëtim

VIDEO/ Dy këngëtaret bëjnë “krushqi”, Tuna i kërkon vajzën Orindës për djalin

Ka qenë Tuna, nënë e dy djemve të vegjël, e cila ka ndarë disa momente nga darka, ku shihet pranë moderatores, e cila gjithashtu ka një vajzë një vjeçare

14 Tetor 2022, 17:04 Nga A.B
VIDEO/ Dy këngëtaret bëjnë “krushqi”, Tuna i
Orinda dhe Tuna

TIRANË- Këngëtarja Tuna Sejdi mori pjesë mbrëmjen e djeshme në një event që mblodhi disa personazhe të famshëm. Mes tyre ishte dhe Orinda Huta. Ka qenë Tuna, nënë e dy djemve të vegjël, e cila ka ndarë disa momente nga darka, ku shihet pranë moderatores, e cila gjithashtu ka një vajzë një vjeçare.

“Atara për Zen-in. U kry bac.”, ka shkruar Tuna duke treguar se do të marrë vajzën e Orinda Hutës për djalin e saj të dytë. “Për shkuesinë tonë”, dëgjohet duke thënë këngëtarja ndërsa bën gëzuar me Orindën.

tuna sejdi orinda huta

Sondazh

Poll