Art&Argëtim

Do të ishte “Batmanin”, komenti që i kushtoi aktorit mosfitimin e rolit

Aktori është pyetur më herët se kush duhet ta zëvendësojë Daniel Craigun në rolin ikonik, ndërsa përgjigja e tij për revistën GQ ishte se nuk i intereson kjo gjë, ndërsa i uroi suksese cilitdo që e luan në vijim agjentin sekret.

14 Tetor 2022, 09:17 Nga e.k
Do të ishte “Batmanin”, komenti që i kushtoi aktorit
Pierce Brosnan

SHBA- “Batman” mund të dukej shumë ndryshe nëse nuk do të ishte për komentin e shkurtër të Pierce Brosnan ka rrëfyer aktori në një intervistë të fundit.

Gjatë një interviste në The Tonight Show, 69-vjeçari tregoi se kishte marrë pjesë në audicion për hitin e Tim Burton të vitit 1989.

“Vendosa ta luaj Batmanin që në kohën kur Tim Burton po e bënte atë. Natyrisht, nuk e mora punën”, i tha aktori irlandez prezantuesit Jimmy Fallon.

“Më kujtohet që i thashë një budallallëk Tim Burtonit, i thashë: ‘Ti e di se nuk do të mund ta kuptoja asnjë mashkull që vesh të brendshme mbi pantallona’. Dhe kështu më i miri e mori punën”, shtoi ai.

Roli përfundimisht asokohe shkoi për Michael Keaton. Megjithatë, nuk ishte aq keq për Brosnanin, pasi ai mori rolin që ia ndryshoi karrierën, atë të James Bond. Aktori luajti rolin ikonik të agjentit ‘007’ në gjithsej katër filma, nga viti 1995 deri në largimin e tij në vitin 2002.

Aktori është pyetur më herët se kush duhet ta zëvendësojë Daniel Craigun në rolin ikonik, ndërsa përgjigja e tij për revistën GQ ishte se nuk i intereson kjo gjë, ndërsa i uroi suksese cilitdo që e luan në vijim agjentin sekret.

pierce brosnan

Sondazh

Poll