Art&Argëtim

“Gratë e Kazanovës" dhe historia e dashurisë mes Andias&Indritit, jeta mes skenës e familjes

Kush janë gratë e Kasanovës? Andja ndërhyn menjëherë duke u shprehur me humor se personazhi nuk ka lidhje me bashkëshortin e saj në jetë reale. 

14 Tetor 2022, 17:54 Nga k.m.
“Gratë e Kazanovës" dhe historia e dashurisë mes
Andja Xhunga dhe Indrit Çobani

TIRANË- Për here të parë së bashku në një shfaqje teatrale, por më shumë se 20 vite partnerë jete. Sot, në "Ftesë në 5", Andja dhe Indriti kanë treguar për herë të parë historinë e tyre të dashurisë dhe sesi lindi bashkëpunimi më i fundit, “Gratë e Kazanovës”, projekt ky që ka bërë bashkë dy partner jete në skenë…

Tek shfaqja portretizohet një Kazanovë në kërkim jo të një gruaje, por të një fëmije. E ndërsa 43-vjeçari pret të bëhet baba nga Rebeka, një konceptuese profesioniste fëmijësh, bie në dashuri me Kristinën, kamarieren intriguese, që i ka lindur dëshira të bëhet mama. Në një trekëndësh dashurie ka gjithnjë surprizat e veta.

Xhozef Barneti, përballet me Rebekën brune dhe Kristinën bionde, ku kjo e fundit mori atë çka deshi, jo dashurinë e Xhozef, por një fëmijë prej tij. Në fund të dyja gratë u larguan. Kazanovës i mbeten në duar dy krijesa të brishta, në kërkim të një gruaje të denjë për të rritur fëmijët.

Por Andja ndërhyn menjëherë duke u shprehur me humor se personazhi nuk ka lidhje me bashkëshortin e saj në jetë reale. 

"Kishte një boom spektatorësh. Do të rikthehemi sërish shumë shpejt për publikun,"-tha Çobani, ndërsa e përshkroi si shumë komode bashkëpunimin me të shoqen. 

E ndërsa flasin për shfaqjen tregojnë edhe detaje për historinë e tyre të dashurisë, e cila kishte nisur me...një lojë teatrale nga ana e Çobanit. Mes shumë batutave çifti foli edhe për karrierën, projektet e të ardhshmes dhe familjen, e dy djemtë e tyre.

MOS E HUMBISNI INTERVISTËN: 

indrit cobani andja xhunga

Sondazh

Poll