Art&Argëtim

Zbulohet arsyeja pse Victoria Beckham fshiu tatuazhin për bashkëshortin e saj

Gjithçka nisi kur pak ditë më parë në një video të postuar në llogarinë e saj në Instagram, ku dukej qartë se kishte hequr nga kyçi i dorës tatuazhin e inicialeve të Beckham-it. Por çdo gjë është mohuar nga vetë stilistja. 

14 Tetor 2022, 17:29 Nga k.m.
Zbulohet arsyeja pse Victoria Beckham fshiu tatuazhin për
Victoria dhe David Beckham

SHBA- Kur Victoria Beckham hoqi tatuazhin që kishte bërë në shenjë dashurie për David Beckham, nisën dyshimet se kishte ardhur fundi i martesës së tyre.

Gjithçka nisi kur pak ditë më parë në një video të postuar në llogarinë e saj në Instagram, ku dukej qartë se kishte hequr nga kyçi i dorës tatuazhin e inicialeve të Beckham-it. Por çdo gjë është mohuar nga vetë stilistja. 

Arsyeja pse i ka zhdukur nga dora inicialet e ish-futbollistit është krejtësisht estetike.

“Ata thjesht nuk më dukeshin aq mirë. Nuk do të thotë asgjë më shumë se kaq. Mediat filluan të spekulonin se unë do të ndahesha nga bashkëshorti im. Jo, thjesht u mërzita nga tatuazhi. Është kaq e thjeshtë”.

Beckham theksoi gjithashtu se disa nga tatuazhet, të cilat ajo i kishte bërë shumë shumë kohë më parë, kishin filluar të zbeheshin dhe të merrnin një ngjyrë "blu", kështu që heqja e tyre ishte parë si më e udhës.

victoria beckham david beckham

Sondazh

Poll