Art&Argëtim

Jeta nuk është film, Tom Cruise merr truproje pasi ish-punonjësi e kërcënon me vdekje

Producenti është pushuar nga puna gjatë xhirimeve të filmit të fundit “Dead Reckoning”, i teti në serinë filmave “Mission Impossible” dhe që prej asaj kohe ka akuzuar kompaninë e prodhimit, Paramounts, se ka marrë para nga një oligark rus për të financuar filmin, që duhet të shfaqet në kinema në dy pjesë, në vitin 2023 dhe 2024.

14 Tetor 2022, 08:59 Nga e.k
Jeta nuk është film, Tom Cruise merr truproje pasi ish-punonjësi
Tom Cruise

SHBA- Ylli i Hollivudit, Tom Cruise është mësuar të fitojë gjithmonë mbi të keqen, të paktën në filmat e tij  kështu ndodh por në realitet është krejt ndryshe. Tom Cruise është detyruar të marrë një truproje pasi ka marrë disa kërcënime me vdekje.

Duke cituar një burim pranë aktorit amerikan, gazeta britanike “The Sun”, shkruan se ai dhe producenti i filmit “Mission: Impossible”, Christopher McQuarrie, janë kërcënuar disa herë nga një prej personave që ka punuar me ta si pjesë e stafit të filmit. Për pasojë, të dy kanë pajtuar truproja, në mënyrë që të shmangin surpriza të pakëndshme.

Sipas “The Sun”, personi i pushuar nga puna ishte producent i skenave të rrezikshme, nga ato që Cruise i realizon thuajse të gjitha vetë në filmat e tij. “Ata janë mësuar me shumë roje rreth e rrotull, por tani siguria është shtuar, pasi askush nuk dëshiron të rrezikojë”, citohet burimi nga “The Sun”. 

Producenti është pushuar nga puna gjatë xhirimeve të filmit të fundit “Dead Reckoning”, i teti në serinë filmave “Mission Impossible” dhe që prej asaj kohe ka akuzuar kompaninë e prodhimit, Paramounts, se ka marrë para nga një oligark rus për të financuar filmin, që duhet të shfaqet në kinema në dy pjesë, në vitin 2023 dhe 2024.

tom cruise

Sondazh

Poll