Sport

Brentford, Strakosha dëmtohet duke pritur penallti, portieri mbyll vitin 2022

Probleme fizike për Thomas Strakoshën. Portieri i Brentford ka pësuar një dëmtim në ligamentin e kyçit të këmbës në seancën stërvitore

14 Tetor 2022, 15:09 Nga DOSJA

Brentford, Strakosha dëmtohet duke pritur penallti, portieri mbyll vitin

ANGLI- Probleme fizike për Thomas Strakoshën. Portieri i Brentford ka pësuar një dëmtim në ligamentin e kyçit të këmbës në seancën stërvitore. Shqiptari ndjeu probleme pasi priti një penallti të shokut të skuadrës Kristoffer Ajer.

27-vjeçari nuk ka qenë i përfshirë në dy ndeshjet e fundit në Premier League kundër Newcastle dhe Bournemouth dhe tani pritet të jetë jashtë fushave për javë të tëra. Deri më tani Strakosha ende nuk ka debutuar në Premier Leaghue dhe për më tepër duhet të pres vitin 2023 për ta bërë një gjë të tillë.

Strakosha ka luajtur vetëm një ndeshje si titullar me Brentford, edhe atë në Carabao Cup kundër Colchester në muajin gusht, ku ia doli të mbajë portën të paprekur.

E.Ç (Dosja.al)

brentford angli strakosha

Sondazh

Poll