Aktualitet

Ndërronte shpesh makinat me qera për të shitur drogë, arrestohet 27-vjeçari shqiptar në Itali

Shqiptari merrte me qira makina në të gjithë Italinë për të mos u gjurmuar dhe për të gjetur akomodime të herëpashershme në hotele me mëngjes dhe rezidencat në provincë. Me këtë sistem ai e kishte bërë gati të pamundur vendndodhjen e tij.

14 Tetor 2022, 12:52 Nga d.a.
Ndërronte shpesh makinat me qera për të shitur drogë,
droga e sekuestruar

ITALI- Veprimtaria e fundit hetimore me synim luftimin e fenomenit të trafikut të drogës, ka lejuar policët e Komisariatit të Policisë së Ankonës, të identifikojnë dhe arrestojnë ditët e fundit një 27-vjeçar shqiptar, pa dokumenta qëndrimi në Itali, pasi ju gjetën në posedim 141 mbështjellës kokainë të pastër me peshë një kile e 25 gramë si dhe para të ardhura nga biznesi i tregtimit.

Sipas mediave vendase, shqiptari merrte me qira makina në të gjithë Italinë për të mos u gjurmuar dhe për të gjetur akomodime të herëpashershme në hotele me mëngjes dhe rezidencat në provincë. Me këtë sistem ai e kishte bërë gati të pamundur vendndodhjen e tij. U deshën disa javë derisa, ditët e fundit, policët kuptuan se tregtari kishte marrë me qira një Fiat Cinquecento nga një firmë në Romë. Makinën e kishte parkuar shumë larg dhe jashtë tranzitit aktual të mjeteve, në një rrugë larg rezidencës ku po qëndronte, si dhe bazës operacionale për paketimin e kokainës.

Oficerët e Antidrogës e ndaluan atë në Marina di Montemarciano, ndërsa në bordin e makinës me qira, ai me sa duket po rekrutonte klientë. Sapo u kontrollua, iu gjet një sasi e parë kokaine e ndarë në 11 doza. Operacioni i radhës konsistoi në kontrollin e dhomës së banesës që hetuesit e kishin identifikuar ditët e mëparshme, pavarësisht se shqiptari mashtroi kontrollin e mëpasshëm duke pretenduar se nuk ka shtëpi dhe se fle në makinë.

Kërkimet brenda dhomës së banesës zbuluan 130 doza të tjera kokaine të fshehura pas tualetit. Krahas drogës u sekuestruan  një shirit me hobe, copa celofani dhe 1800 euro, të cilat konsiderohen të ardhura nga veprimtaria e trafikut të drogës, përballë faktit se i riu nuk ushtron asnjë aktivitet pune.

Nisur nga konstatimet e qarta hetimore, i riu shqiptar u arrestua për trafik droge dhe për të qenë në dispozicion të Prokurorisë Publike pranë Gjykatës së Ankonës, u vendos në burgun Montacuto.

policia italiane arrestohet shqiptari ne itali

Sondazh

Poll