Aktualitet

Pedagogu i UPT: Duhet të kisha marrë një teser partie ose gomonen drejt Anglisë

Karamani tha se buxheti për kerkimin shkencor në universitete vitin e shkuar ishte vetëm 300 mijë euro, ndërkohë që shtoi se  në Kryeministri po ndërtohet një instalacion me vlerë 4 milionë euro.

14 Tetor 2022, 12:45 Nga e.k
Pedagogu i UPT: Duhet të kisha marrë një teser partie ose gomonen
Erison Karamani

TIRANË- Pedagogu i Univeristetit Politeknik të Tiranës Erison Karamani ka folur gjatë protestës së mbajtur sot në Univeristetin e Arteve. Ai tha se duhet të kishte amrrë gomonen drejt Anglisë ose të ishte përfshirë me parti politike që qeveria të punonte për të pastruar paratë e tij.

Karamani tha se buxheti për kerkimin shkencor në universitete vitin e shkuar ishte vetëm 300 mijë euro, ndërkohë që shtoi se  në Kryeministri po ndërtohet një instalacion me vlerë 4 milionë euro.

“Në vend që të ulesha e të studoja mjaftonte të futesha të një nga këto programet degjeneruese në televizone që të kisha karrierë e të më admironin, apo të merrja gomonen për në Angli që qeveria të punonte natë e ditë për mua që të pastronte lekët e mia, ose und të kisha marrë një tester partie dhe t’i ofroja më shumë familjes time. Pikërisht ky është absurdi që është ulur këmbëkryq në këtë shoqëri. Më kërkojnë të botoj artikuj në revista shkencore që kushtojnë më shumë se rroga ime. Po ndërtojnë instalacion në kryeministri 4 milionë euro, ndërsa buxheti për kërkimin shkencor ishte vetëm 300 mijë euro. Ankohemi se nuk ka protesta, por kur dikush  ngre zërin për të drejtat e tij të gjithë e kryqëzojnë. Një pedagog i mirëpaguar do të thotë rritje e cilësisë në mësimdhënie. Studentët më kanë shprehur se bojkoti jonë ndoshta I ënon ekonomikisht me kostot e jetesës dhe I kuptoj shumë mirë. I ftoj që ta shohin nga një pikëpamje më e madhe, I bëj thirrje të protestojnë dhe ata për kostot e jetesës por nuk mund të heqim dorë nga protesta jonë.”, u shpreh ai.

protesta e pedagogeve erison karamani

Sondazh

Poll