Aktualitet

Protesta e Pedagogëve/ Susaj: Nuk do të jetë e fundit! Po mundohen të na përçajnë! Tre familje kanë 25 vjet që drejtojnë

Susaj shtoi se është tentuar që protesta e tyre të përçahet por nuk ja kanë dalë. Ai u shpreh se ata po luftojnë kundër korrupsionit dhe nepotizmit që sipas tij ka "pushtuar" universitetet.

14 Tetor 2022, 11:39 Nga e.k
Protesta e Pedagogëve/ Susaj: Nuk do të jetë e fundit! Po
Lush Susaj

TIRANË- Pedagogët e kanë vijuar dhe ditën e sotme protestën. Ata janë mbledhur në Universitetin e Arteve ku kanë parashtruar dhe njëherë kërkesat e tyre. Pedagogu i Universitetit Bujqësor, Lush Susaj u shpreh se protesta nuk do të ndalet. 

Ai tha se tre familje kanë 25 vjet që drejtojnë vendin dhe kjo duhet të marrë fund. Susaj shtoi se është tentuar që protesta e tyre të përçahet por nuk ja kanë dalë. Ai u shpreh se ata po luftojnë kundër korrupsionit dhe nepotizmit që sipas tij ka "pushtuar" universitetet.

Lush Susaj: Duke parë nivelin e arrogancës dhe moskokëçarjes nuk besoj se kjo do të jetë protesta e fundit. Ne po luftojmë ti kthejmë studentët në universitete dhe të mos na ikin me gomone. Po bëjmë gjithçka për shkollën dhe studentët. Po luftojmë për korrupsioni dhe nepotizmin kriminal që ka pushtuar universitetet. Po protestopjmë për dtudentët. Të largojmë universitetin nga tre familjet që kanë 25 vjet që drejtojnë.

protesta e pedagogeve lush susaj

Sondazh

Poll