Aktualitet

"Më përdhunoi djalin", fqinjët e familja i dalin në mbrojtje Myrtollarit që akuzohet për abuzim seksual: Largoni fqinjët nga fshati

Ata shprehen se fqinja Ativie Qazimllari, e cila akuzoi Myrtollarin se ka rrahur dhe abuzuar seksualisht me djalin e saj me probleme të shëndetit mendor.

14 Tetor 2022, 11:41 Nga F.M
"Më përdhunoi djalin", fqinjët e familja i dalin
Dionis Myrtollari

KORÇË- Dionis Myrtollari, i akuzuar për ngamcim seksual ka dalë të protestojë bashkë me familjen e banorët e zonës para komisariatit të Policisë së Korçës duke kërkuar drejtësi. Banorët, Myrtollari dhe familjarët e tij shprehen për mediat se akuzat që rëndojnë mbi të për ngacmim seksual nuk janë të vërteta.

Ata shprehen se fqinja Ativie Qazimllari, e cila akuzoi Myrtollarin se ka rrahur dhe abuzuar seksualisht me djalin e saj me probleme të shëndetit mendor.

“Jemi të revoltuar nga kjo ngjarje, duam të zbardhet kjo ngjarje, është e padrejtë. Nga gjithë kjo situatë, gjendja e fëmijëve të Dionisit është përkeqësuar nga ana psikologjike. Pala tjetër të largohet nga fshati pasi është problematike,”- u shprehën ata.

Qazimllari akuzoi komshiun e saj se ka rrahur dhe abuzuar seksualisht me djalin e saj me probleme të shëndetit mendor. Sipas saj, 40-vjeçari në mënyrë periodike ka ushtruar dhunë fizike dhe verbale ndaj tyre dhe i ka kërcënuar.

ativie qazimllari dionis myrtollari

Sondazh

Poll