Aktualitet

Protesta e pedagogëve/ Isufi: Qeveria ka reduktuar fondet! Të qëndrojmë fort me kërkesat tona

Pedagogu, Ardian Isufi  duke folur në protestë u shpreh se ata po protestojnë për të dinjitet. Ai renditi disa dështime të qeverisë në fushën e arsimit, duke theksuar se janë reduktuar fondet.

14 Tetor 2022, 11:54 Nga e.k
Protesta e pedagogëve/ Isufi: Qeveria ka reduktuar fondet! Të
Ardian Isufi

TIRANË- Pedagogët e kanë vijuar edhe ditëne sotme protestën e tyre ashtu dhe siç kishin premtuar. Pedagogu, Ardian Isufi  duke folur në protestë u shpreh se ata po protestojnë për të dinjitet. Ai renditi disa dështime të qeverisë në fushën e arsimit, duke theksuar se janë reduktuar fondet.

Ardian IsufiHapim këtë protestë me shprehjen të Fan Nolit, “çdo vend çlirohet me përpjekjet e veta”. Edhe përpjekja jonë sa vjen bëhet më e fortë. Qeveria në sektorin e arsimit ka bëtë shkurtime mbi 1.6 mld lekë. Pra nga buxheti fillestar i parashikimet. Shpenzimet kanë pësuar shkurtim. Fondet për arsimin bazë dhe të mesëm janë reduktuar. Fakt është që jemi vendi i fundit në Evropë për pagën e pedagogët, më poshtë se Bosnje Hercegovina. Kjo gjendje flet vetë pse rinia ikën nga Shqipëria. Të qëndrojmë fort me kërkesat tona, që çdo ditë po i bashkohen kërkesat e studentëve. Kjo është protesta juaj dhe e shoqërisë shqiptare.

KËRKESAT E PEDAGOGEVE

Rritja e pagave për pedagogët dhe stafin ndihmës

Rritja e financimit për kërkimin shkencor Rivendosja e shtesave mbi pagë për ‘Dëshmi shëndeti në punë’

Rritja e shtesës mbi pagën për vjetërsinë në punë

Rritja e pagesës së orëve të ngarkesës suplementare

Rivlerësimi i orës mësimore pasi ka zbritje prej 50% të pagesës së orës mësimore si rezultat i mos diferencimit të orës mësimore të leksionit.

Rishikimin e tatimit prej 23% mbi pagesën e ngarkesës suplementare

Të pezullohet deri më 2026 zbatimi i pikës c) të paragrafit të 3, i Kreut III të VKM Nr.112, datë 23.2.2018 për kriteret e marrjes së titullit “Profesor”.

Të bëhet transparencë mbi buxhetin dhe të ardhurat e universitetet publike.

protesta e pedagogeve ardian isufi

Sondazh

Poll