Aktualitet

Protesta e pedagogëve/ Kovaçi: Po na bëjnë presione për të na ndaluar

Kreu i Sindikatës së Pedagogëve gjatë fjalës së tij u shpreh se ka pasur presione direkte dhe indirekte që kjo protestë të ndalet.

14 Tetor 2022, 11:41 Nga e.k
Protesta e pedagogëve/ Kovaçi: Po na bëjnë presione
Sandër Kovaçi

TIRANË- Pedagogët e kanë vijuar dhe ditën e sotme protestën e tyre. Këtë herë ata u vendosën para Universitetit të Arteve ku parashtruan dhe njëherë kërkesat e tyre. Kreu i Sindikatës së Pedagogëve gjatë fjalës së tij u shpreh se ka pasur presione direkte dhe indirekte që kjo protestë të ndalet.

Sandër Kovaçi: Nuk bëhet fjalë për qiqra në hell, por për situatën jo të mirë për shkak të mos financimit. Ne jemi dëmtuar rëndë financiarisht. Dua të trajtoj një element. Kjo lëvizje është lëvizje e profesoratit me pastërtinë për të ndryshuar diçka. Nëpër këmbë kemi edhe ata që nuk e duan këtë lëvizje. E duan universitetin në këtë situatë kënetë, që të rrinë në kushte ekzistence dhe pedagogu është viktimë e kësaj situatë. Vjen situata e presioneve direkte dhe indirekte. Këtë kontingjent që e them unë, unë i thuaj grevëthyes. Në rangun drejtues, kemi pasur edhe dekanë edhe shefa departamentesh që kanë mbajtur qëndrim qytetar, apo ashtu sic kemi rektorë që dalin në TV dhe bëjnë mbrojtësin e dikujt. Ata duhet të bëjnë mbrojtësin e profesoratit. U bëj thirrje rektorëve, ata sot duhet të ishin këtu. Sepse qeveria ka thënë se 8% do vijnë nga Universiteti. PO ku e kemi këtë 8%, kur po të shkosh në tualetet e universiteteve nuk ka ujë, nuk ka letra. Po e vulgarizoj ca, për të thënë si është gjendja në Universitete.

protesta e pedagogeve sandër kovaçi

Sondazh

Poll