Aktualitet

Drejtuesi i Sindikatës së Universitetit: Ne nuk jemi në shërbim të askujt! Nuk e pranojmë ofertën e qeverisë

Ai deklaroi se pedagogët që kanë dalë në protestë nuk janë në shërbim të askujt, por në funksion të punës së tyre. Lataj i bëri thirrje ministres së Arsimit dhe drejtuesve të Universiteteve që t’i lejojnë t’ia dorëzojnë kërkesat e tyre kryeministrit, pse jo edhe Presidentit apo Kuvendit.

14 Tetor 2022, 11:56 Nga e.k
Drejtuesi i Sindikatës së Universitetit: Ne nuk jemi në
Qazim Lataj

TIRANË- Kreu i Sindikatës së Universitetit, Qazim Lataj i pranishëm në protestën e organizuar sot para Universitetit të Arteve deklaroi se nuk pranojnë ofertën e qeverisë. Ai sqaroi se universitetet nuk kanë para për diçka të tillë.

Ai deklaroi se pedagogët që kanë dalë në protestë nuk janë në shërbim të askujt, por në funksion të punës së tyre. Lataj i bëri thirrje ministres së Arsimit dhe drejtuesve të Universiteteve që t’i lejojnë t’ia dorëzojnë kërkesat e tyre kryeministrit, pse jo edhe Presidentit apo Kuvendit.

Qazim Lataj: Kjo është një protestë që organizohet nga sindikata e pedagogëve dhe kërkon të mbrojë të drejtat, nuk jemi në shërbim të askujt, por jemi në funksion të punës tonë. I bëj thirrje të gjithë udhëheqësve të arsimit publike, nga ministrja e Arsimit deri tek përgjegjësi i departamentit që mos pengoni këtë protestë, larg sjelljeve jo etike, larg presionit dhe shantazhe. Bashkohuni me ne, rektorë, dekanë sepse vetëm kështu mund t’ja arrijmë. Në lini t’ia drejtojmë këtë kërkesa, kryeministrit, ministres, e pse jo Presidentit dhe Kuvendit. Ju jeni drejtuesit tanë, këtu keni qenë.  E pamë nuk na dhantë gjë! Na premtuan në fushata dhe nuk po shohim asgjë. Shohim një  7% për mua është një thërrime. Mbrëmë pashë që kishte dalë edhe fletorja zyrtare dhe oferta e kryeministrit. Nuk pajtohemi me vendimin e qeverisë, sepse nuk kanë lekë universitetet. Unë edhe si drejtues i sindikatës së universitetit, i them atyre profesorë që sot nuk e njohin, ta tërheqin prapësht atë deklaratë Ne nuk jemi dhe nuk pranojnë këtyre ofertë, kërkojmë rritjen e pagave për të gjithë punonjësve. Sepse nuk ka vetëm pedagogë, por ka shumë punonjës, duke filluar nga biblioteka deri tek sanitarët. I bëj dhe një kërkesë ministres së arsimit dhe rektorëve që të ushtrojë mirë kompetencat për të ardhurat në universitete.

KËRKESAT E PEDAGOGEVE

Rritja e pagave për pedagogët dhe stafin ndihmës

Rritja e financimit për kërkimin shkencor Rivendosja e shtesave mbi pagë për ‘Dëshmi shëndeti në punë’

Rritja e shtesës mbi pagën për vjetërsinë në punë

Rritja e pagesës së orëve të ngarkesës suplementare

Rivlerësimi i orës mësimore pasi ka zbritje prej 50% të pagesës së orës mësimore si rezultat i mos diferencimit të orës mësimore të leksionit.

Rishikimin e tatimit prej 23% mbi pagesën e ngarkesës suplementare

Të pezullohet deri më 2026 zbatimi i pikës c) të paragrafit të 3, i Kreut III të VKM Nr.112, datë 23.2.2018 për kriteret e marrjes së titullit “Profesor”.

Të bëhet transparencë mbi buxhetin dhe të ardhurat e universitetet publike.

protesta e pedagogeve qazim lataj

Sondazh

Poll