Aktualitet

Pedagogët i qëndrojnë bojkoti: Qeveria ka tre ditë kohë të na pranojë kërkesat! Nga e hëna çdo ditë protestë

Kreu i Sindikatës së Pedagogëve e konsideron lëmoshë rritjen prej 7% të pagave të tyre, propozim i bërë nga qeveria.

14 Tetor 2022, 12:22 Nga e.k

 

Pedagogët i qëndrojnë bojkoti: Qeveria ka tre ditë kohë
Sandër Kovaçi

TIRANË- Kreu i Sindikatës së Pedagogëve të Shqipërisë, Sandër Kovaçi, u shpreh se ata i kanë lënë dhe tre ditë kohë qeverisë që të plotësojë kërkesat e tyre duke njoftuar se do i qëndrojnë bojkotit të vitit akademik siç kishin paralajmëruar më parë.

Kreu i Sindikatës së Pedagogëve e konsideron lëmoshë rritjen prej 7% të pagave të tyre, propozim i bërë nga qeveria.

Kovaçi kërkoi solidarizimin e të gjithë stafit akademik, për të cilët tha se pavarësisht presioneve, ka mënyra të ndyshme për t’ju bashkuar protestave. Gjithashtu ai shtoi se nisja e vitit akademik do të bëhet në datën 17, kë sipas tij, në orën 08-10 do të bëhet prezantimi i studentëve të rinj dhe më pas pedagogët do të dalin për të protestuar në oborret e fakulteteve.

Sandër Kovaçi: Edhe ata që ju bashkangjitën protestës, edhe ata që do të na bashkangjiten në datën 17 ju falenderojmë shumë. Ne duhet të insistojmë në arritjen e qëllimeve të kësaj proteste. Ne nuk kërkojmë  që ta prishim datën e fillimit të vitit të ri akademik. Ditën e hënë nga ora 8-10 do të bëhet prezantimi i studentëve të rinj. Në orën 10:00 do të jemi aty me studentët për t’u sqaruar atyre se përse lëvizja jonë është edhe lëvizja e tyre. Në orën 10-12 i gjithë personeli i fakulteteve do të jetë në oborrin e universiteteve. Të gjithë kolegët duhet të jenë solidar me datën 17 e cila do të përsëritet më 18, më 19 e kështu me radhë. Deri në arritjen e qëllimit. Edhe Presidenti i Republikës ka kërkuar të njihet me problemet tona. Kjo është një shenjë pozitive. Një shenjë tjetër pozitive është ndërgjegjësimi i të tjerëve. Kryeministri du ua mbyllë degët ku ka për t’i mbyllur, mos mendoni që të ketë mëshirë për ju se nuk dolët në protestë. Jam shumë përulës për mbështetjen që i keni dhënë kësaj lëvizjej.

protesta e pedagogeve sandër kovaçi

Sondazh

Poll