Aktualitet

Metalurgët invalidë: Plotësoni kërkesat ose të dorëhiqen dy ministret

Në të kundërt, ata do të kërkojnë dorëheqjen e dy ministreve, të Finacave dhe të Shëndetësisë.

14 Tetor 2022, 11:24 Nga e.k
Metalurgët invalidë: Plotësoni kërkesat ose të
Potestuesi duke folur para Ministrisë së Financave

TIRANË- Ish-punonjësit e industrisë shqiptare që kanë mbetur të dëmtuar dhe të paaftë nga puna e tyre i kanë dhënë afat qeverisë deri në nëntor të plotësojë kërkesat e tyre ekonomike në një protestë të zhvilluar sot përpara Ministrisë së Financave. Në të kundërt, ata do të kërkojnë dorëheqjen e dy ministreve, të Finacave dhe të Shëndetësisë.

"Të dashur invalidë të metalurgjisë së Elbasanit, të metalurgjisë së Rubikut, të metalurgjisë së Kukësit! Të minierave shqiptare! Të industrisë shqiptare! Të gjeologjisë shqiptare! Ne jemi heronjtë që i vumë gjoksin punës për të ndërtuar Shqipërinë tonë të dashur, që sot nuk e dimë kush po e gëzon! Prandaj, iu bëj thirrje qeveritarëve të kenë kujdes ndaj nesh, të kenë humanizëm ndaj nesh, të zbatojnë ligjshmërinë shqiptare dhe europiane për këta njerëz se nesër do të jetë vonë. Ne do të mblidhemi prapë. Ka këtu që janë ngritur nga krevati, për të ardhur për të protestuar. Nuk na vlerëson kush. Në nëntor, nëse Ministria e Financave dhe Ministria e Shëndetësisë nuk do të pranojnë të ulen me ne, do të kërkojmë dorëheqjen e dy ministrave sepse janë të papërgjegjshëm ndaj nevojave tona humane, njerëzore, financiare dhe të drejtave tona", tha përfaqësuesi.

KËRKESAT:

Metalurgët invalidë: Plotësoni kërkesat ose të

protesta e shoqates se invalideve te punes

Sondazh

Poll