Aktualitet

Omuri paralajmëron protestën e radhës: Më 20 nëntor do jemi 10-fish më shumë! (Kritika medias)

Duke folur për mediat në protestën e mbajtur para ministrisë ai tha se herën tjetër ata do të jenë edhe më të shumtë në numër.

14 Tetor 2022, 10:36 Nga e.k
Omuri paralajmëron protestën e radhës: Më 20 nëntor do
Abdulla Omuri

Abdulla Omuri: Kreu i Shoqatës së Invalidëve të Shqipërisë ka paralajmëruar protestën e radhës nëse sipas tij kërkesat e bëra Ministrisë së Financave nuk merren parasysh. Duke folur për mediat në protestën e mbajtur para ministrisë ai tha se herën tjetër ata do të jenë edhe më të shumtë në numër.

Ai kishte dhe një kritikë për mediat për të cilat tha se qëndrojnë më shumë para Kuvendit se në bazë aty ku janë dhe problemet e njerëzve.

Abdulla Omuri: Do presim deri më 20 nëntor, me datë 3 dhjetor një përfaqësues i joni është në Komisionin Europian. Duam të keni diçka parasysh, të gjithë jemi të barabartë para ligjit, ne duhet të vlerësohemi dhe të kemi mbështetjen. Mbaj mend se kryeministri kur ta shikojë këtë protestë, kryeministri ka dhënë prova për faljen e 8000 vetëve. Mbas një muaj ne do jemi 10-fish më shumë, Do vijmë me krevatë me rrota këtu. Këta burokratët këtu prishin ligjet këtu. Më vjen keq për mediat që i shoh vetëm, tek zyrat e Kuvendit dhe jo në bazë. 

abdulla omuri

Sondazh

Poll