Aktualitet

Tensione tek protesta e Shoqatës së Invalidëve/ Pensionisti-Omurit: Je spiun, të të vijë turp

Kur kreu i Shoqatës mbylli fjalën një pensionist u konfortua verbalisht me të duke iu drejtuar me fjalët, maskara, je spiun. Kreu i shoqatës iu përgjigj duke i thënë se kjo është një protestë për invalidët e punës.

14 Tetor 2022, 10:42 Nga e.k
Tensione tek protesta e Shoqatës së Invalidëve/
Abdulla Omuri

TIRANË- Mbyllja e protestës së Shoqatës së Invalidëve të Punës është shoqëruar me tensione dhe "përplasje" mes të pranishmëve. Kur kreu i Shoqatës mbylli fjalën një pensionist u konfortua verbalisht me të duke iu drejtuar me fjalët, maskara, je spiun. Kreu i shoqatës iu përgjigj duke i thënë se kjo është një protestë për invalidët e punës.

Pjesë nga debati:

Pensionisti: Poshtë komunista. Poshtë spiunët. Ti je spiun, nuk je në radhët tona. Maskara, ik!

Turma bërtete duam të drejtat tona

Omuri: Jemi mbledhur për invalidët.

Pensionisti: Edhe unë invalid jam. Të të vijë turp. Pis i keq. Ik or maskara

protesta e shoqates se invalideve te punes abdulla omuri

Sondazh

Poll