Aktualitet

"T'ju vijë turp", Shoqata e Invalidëve në protestë: MF rimburson firmat e ndërtimit! Nuk i dëgjuan sugjerimet tona

Duke folur para mediave kryetari i Shoqatës së Invalidëve, Abdulla Omuri u shpreh se ministria nuk i ka dëgjuar kërkesat dhe sugjerimet e tyre dhe nuk iu ka kthyer përgjigje shkresave të dërguara në këtë dikaster ku e fundit mbante datën 12 shtator.

14 Tetor 2022, 10:26 Nga e.k
"T'ju vijë turp", Shoqata e Invalidëve në
Abdulla Omuri

TIRANË- Shoqata e Invalidëve të Shqipërisë është mbledhur ditën e sotme në një protestë para Ministrisë së Financave ku kërkojnë më shumë mbështetje financiare. Duke folur para mediave kryetari i Shoqatës së Invalidëve, Abdulla Omuri u shpreh se ministria nuk i ka dëgjuar kërkesat dhe sugjerimet e tyre dhe nuk iu ka kthyer përgjigje shkresave të dërguara në këtë dikaster ku e fundit mbante datën 12 shtator.

Omui tha se teksa ministria rimburson kompanitë e ndërtimit nuk ka para për të. Duke iu drejtuar me fjalët "T'ju vijë turp" Omuri kërkoi që kërkesat e tyre të plotësohen dhe shteti të kthejë kokën nga kjo kategori.

Abdulla Omuri: Ministria e Financave nuk i dëgjuar kurrë sugjerimet tona. Nuk kanë marrë mundimin, kemi dërguar 12 shkresa e fundit me datë 12 shtator. Nuk dinë të shkruajnë? Jo shkruajnë bukur se Facebookun e përdorin. Kemi kërkuar që ndihma e paaftësisë të kalojë tek Sigurimet Shëndetësore. Kur ne kemi kontribuar kaq vite a e dini ju se dikush që mbush moshën për pension pleqërie llogaritet me 70% pse të pleqërisë janë më të larta se të invalidetit. E përgëzoj kryeministrin që zbuloi të vërteteën në Këshillin e Europës, po këto këtu, si nuk ju vjen turp. Rimbursojnë firmat e ndërtimit, po ne që punonin në miniera, ne duam të drejtat tona. Duan të punosojnë në administratë nepotizmin politik e familjar dhe nuk respektojnë ligjin për punësimin e invalidëve. Shkunduni nga administrata e mykur, mos abuzoni me të drejtat tona. Ju kemi dhënë shëndetin dhe duam të gëzojmë atë që na takon. 

abdulla omuri

Sondazh

Poll