Aktualitet

Kapen më shumë se 1 ton kokainë në Guayaquil, ishte fshehur mes molusqeve. Policia bën lidhjen me shqiptarët: Ishte nisur për në Antwerp

Pesha totale e drogës ishte 1.5 ton, ekuivalente me 13 milionë doza, të paktën kështu bëri me dije koloneli Milton Montalvo Calderón, zëvendës komandant i Distriktit 8, i cili përfshin kantonet Guayaquil, Durán dhe Samborondón.

13 Tetor 2022, 16:52 Nga k.m.
Kapen më shumë se 1 ton kokainë në Guayaquil, ishte fshehur
Pamje nga porti

EKUADOR- Më shumë se 1 ton kokainë është gjetur e fshehur në 432 kuti kallamarësh në Ekuador. Droga kontaminoi molusqet që ndodheshin në kontejnerë. Bandat përdorin aromën e veçantë të mosulqeve për të fshehur drogën nga Policia. Por në operacionin e zhvilluar së fundmi, u gjetën 1294 zarfa me hidroklorur kokaine, të cilat ishin fshehur brenda molusqeve të ngrirë. Pesha totale e drogës ishte 1.5 ton, ekuivalente me 13 milionë doza, të paktën kështu bëri me dije koloneli Milton Montalvo Calderón, zëvendës komandant i Distriktit 8, i cili përfshin kantonet Guayaquil, Durán dhe Samborondón.

Kapen më shumë se 1 ton kokainë në Guayaquil, ishte fshehur

Madje, mediat e huaja raportojnë se bazuar në një hetim të fundit rezulton që mafia shqiptare kontrollon rrugët e paligjshme të kontrabandës së kokainës dhe madje ka ngritur “shkolla vrasëse” në qytet, duke rekrutuar fëmijë deri në 10 vjeç. Ndaj dyshimet janë se droga u përkiste pikërisht shqiptarëve që drejtojnë trafikun e kokainës nga Guayaquil në drejtim të Antwerpit.

Kapiteni Héctor Huilcapi, kreu i Njësisë Kundër Trafikimit të Konsumit të Brendshëm në Guayaquil, tha se dyshohet që një ish-oficer policie ishte drejtuesi i kësaj organizate kriminale, përveç dy grave që do të kryenin funksionet e shitësve. Ai tregoi se droga vinte nga Kolumbia dhe ruhej në Durán, ku dy të arrestuarat ishin përgjegjëse për shpërndarjen e saj në tregun e konsumit të Guayaquil.

Një ish-oficer policie, i cili u pushua nga puna për zhvatje në vitin 2006, është akuzuar si kreu i bandës kriminale të drogës, por raportohet se ka edhe një tjetër të arrestuar, që është gjithashtu me precedentë penalë. Gjatë kapjes së kreut të grupit u sekuestruan 12 celularë, 2726 dollarë amerikanë dhe peshore me doza peshuese të alkaloideve të destinuara për shitje.

Presidenti ekuadorian Guillermo Lasso konfirmoi se Policia Kombëtare çarmatosi 531 organizata kriminale që vepronin në Guayaquil. Njoftimi u bë në seancën solemne për 202 vjetët e Pavarësisë së Guayaquil, i njohur si kryeqyteti tregtar i Ekuadorit, i cili tashmë është një nga 50 qytetet më të rrezikshme në botë për shkak të rritjes së dhunës. Qyteti konsiderohet një qendër logjistike për transportin e drogës në Evropë dhe Shtetet e Bashkuara, sipas Departamentit të Shtetit të SHBA. Për më tepër, një hetim i fundit zbuloi se mafia shqiptare kontrollon rrugët e paligjshme të kontrabandës së kokainës dhe madje ngriti “shkolla vrasëse” në qytet, duke rekrutuar fëmijë deri në 10 vjeç.

ekuador bandat shqiptare ne ekuador

Sondazh

Poll