Aktualitet

Prodhuesit e bukës kërkojnë uljen e TVSH-së për të parandaluar ndikimin e krizës nga Europa

Rritja e çmimeve të lëndëve të para dhe energjisë janë shqetësimet kryesore të prodhuesve të bukës në Europë.

13 Tetor 2022, 15:34 Nga k.m.
Prodhuesit e bukës kërkojnë uljen e TVSH-së për të
Foto ilustruese

Shoqata e Prodhuesve të Bukës, Pastiçerive dhe Brumërave kërkon që qeveria të marrë masa parandaluese fiskale me qëllim që zinxhiri i falimentimit të furrave që po ndodh në Europë, të mos ndodhë edhe në Shqipëri.

Kryetari i Shoqatës Gëzim Peshkopia tha për “Monitor” se kolapsi që ka Europa për furnizimin me energji dhe me shtrenjtimin e çmimeve të përbërësve të bukës dhe produkteve të brumërave , si miell, margarina, vaji, etj nga furnizohet Shqipëria janë dallgë të krizës që kanë ardhur edhe në Shqipëri.

Për të parandaluar ndikimin e krizës nga Europa dhe rrezikun e mbylljes së furrave, Peshkopia rekomandon që edhe qeveria shqiptare duhet të marrë në konsideratë kërkesat për ulje të TVSh-së, taksave apo tarifave të tjera që kanë të bëjnë me prodhimin e produkteve ushqimore, ashtu siç kanë kërkuar edhe furrat në Europë.

Rritja e çmimeve të lëndëve të para dhe energjisë janë shqetësimet kryesore të prodhuesve të bukës në Europë.

Për këtë arsye Konfederata Evropiane e Organizatave Kombëtare të Furrave dhe Ëmbëlsirave (CEBP) ku bën pjesa edhe shoqata e prodhuesve shqiptarë, në një letër drejtuar Presidentes së Komisionit Europian Ursula Von der Leyen ngrenë shqetësimin se lufta Rusi-Ukrainë ka rritur kostot prodhuese.

Prodhuesit në Europë paralajmërojnë se shtimi i kostove do të rrisë edhe më shumë mbylljen e furrave dhe për këtë arsye kërkojnë që për kompanitë ushqimore të bëhen ndërhyrje të përkohshme te TVSH, taksat apo tarifat e tjera.

Shqetësimet dhe kërkesat e konfederatës europiane të furrave të bukës (CEBP) për KE

Në letrën dërguar Presidentes së KE Ursula Von der Leyen prodhuesit e Europës shprehen se çmimet e miellit, energjisë, transportit dhe shumicës së lëndëve të para, furnizimeve dhe shërbimeve thelbësore për të bërë bukë janë duke përjetuar rritje dramatike që na çojnë, mikro, të vogla dhe furrat e mesme dhe pastiçeritë në një situatë kritike. Ata theksojnë se këto kompani tashmë kishin hasur në vështirësi të mëdha gjatë pandemisë, kur furnizimi me bukë nuk u ndërpre kurrë.

Dhe, ndërsa zanati ynë dhe furrat tradicionale po bëjnë gjithçka që është e mundur për të zbutur ndikimin ndaj konsumatorëve dhe vazhdojnë të prodhojnë, CEBP sheh me shqetësim të madh rritjen në rritje, të atyre që janë të detyruar të mbyllen./Monitor

cmimi i bukes

Sondazh

Poll