Aktualitet

Vrima e plumbit në xham! Masakra në Klos, ky është lokali ku u takuan familjet Shira dhe Mjeshtri

E gjithë masakra nisi nga një mesazh anonim i cili mbërriti në celularin e xhaxhait të vajzës në Angli që solli ndezjen e gjithë debatit mes dy familjeve.

13 Tetor 2022, 16:33 Nga A.B
Vrima e plumbit në xham! Masakra në Klos, ky është lokali ku
Lokali

KLOS- Ky është lokali ku Fiqiri Mjeshtri, së bashku me dy vëllezërit e tij u takua me 17-vjeçarin Kenado Shirën dhe babain e tij, për t'u sqaruar. Vetëm pak minuta më pas, Mjeshtri qëlloi me armë zjarri ndaj të riut, duke e lënë të vdekur në vend e më pas ka plagosur Ilir Shirën dhe një tjetër person. Siç shihet në foto, plumbat kanë krijuar vrima në xham, ndërsa asnjë klient nuk ka shkelur në këtë biznes, pas asaj që ndodhi.

Vrima e plumbit në xham! Masakra në Klos, ky është lokali ku

E gjithë masakra nisi nga një mesazh anonim i cili mbërriti në celularin e xhaxhait të vajzës në Angli që solli ndezjen e gjithë debatit mes dy familjeve. Në mesazh thuhej se dy djem po e tallnin dhe po shantazhonin mbesën e tij. Më pas familjarët kanë mësuar historinë dhe kanë kërkuar që njëri prej dy djemve të martohej me vajzën e familjes Mjeshtri.

Vrima e plumbit në xham! Masakra në Klos, ky është lokali ku

Në momentin që djemtë kanë kundërshtuar dhe kanë ofenduar vajzën, ai ka nxjerrë armën dhe ka qëlluar. Vëllai i autorit, Fatbardh Mjeshtri është shprehur se vajza e autorit, mbesa e tij u ka thënë se ka qenë e lidhur për disa muaj me 17-vjeçarin, por kur ai është zhvendosur në Durrës prej shkollës, marrëdhënia mes dy adoleshentëve është ftohur. Dyshimet se vajza fliste me djem të tjerë, sollën që Kenadi t’i kërkonte adresën e Instagramit që ai ta kontrollonte.

Çfarë ndodhi një ditë më parë?

Dy të miturit përkatësisht Kenado Shira (viktimë) dhe Renado Hasula (i plagosur) njiheshin me vajzën e Fiqiriut, e mitur, e cila në dëshminë e saj pretendon se përndiqej kryesisht përmes rrjeteve sociale. Kjo histori ishte diskutuar edhe më herët nga të dyja familjet, por kërcënimet kanë vijuar e kishin arritur deri në pikën që vajza nuk shkonte dot më në shkollë. Dhe dje është realizuar një takim i dytë. Fiqiri Mjeshtri ishte i shoqëruar nga dy vëllezërit Besnik (ky ishte polic bashkiak) dhe Bakir Mjeshtri, ndërsa Renato dhe Kenado kishin ardhur me prindërit e tyre për t'u sqaruar në lokal. Në bisedë e sipër, Mjeshtri i kishte kërkuar njërit prej të miturve, që të martohej me të bijën, por kur kishte marrë si përgjigje refuzimin dhe fyerjet për të bijën, ai ka nxjerrë armën nga brezi dhe ka qëlluar me armë zjarri. Pasi qëlloi mbi 4 persona, Mjeshtri, pronar i një galerie kromi u largua nga vendi i ngjarjes, autori i krimit është vetëvrarë 900 metra larg banesës së tij.

masakra ne klos kenado shira

Sondazh

Poll