Aktualitet

Masakra e Klosit/ Vëllai i autorit rrëfen momentin sesi Fiqiri Mjeshtri vrau babë e bir: U çua në këmbë...

Pasi ishin takuar të gjithë, Fatbardhi tregon se babai i vajzës nuk foli fare, por kur dëgjoi se ia ofenduan të bijën, u çua në këmbë dhe më pas hapi zjarr. 

13 Tetor 2022, 16:37 Nga k.m.
Masakra e Klosit/ Vëllai i autorit rrëfen momentin sesi Fiqiri
Fatbardh Mjeshtri

KLOS- Dje në Klos, Ilir dhe Kenad Shira u vranë me breshëri plumbash nga Fiqiri Mjeshtri, që plagosi edhe dy kushërinjtë e viktimave, Eglantin dhe Renato Hasula, babë e bir. Pas ngjarjes Fiqiri Mjeshtri është vetëvrarë në shtëpinë e tij, ndërsa sot, i vëllai, Fatbardhi për emisionin "Shqipëria Live", tregoi të gjithë dinamikën e ngjarjes. Pasi ishin takuar të gjithë, Fatbardhi tregon se babai i vajzës nuk foli fare, por kur dëgjoi se ia ofenduan të bijën, u çua në këmbë dhe më pas hapi zjarr. 

"Vëllai i vogël Fiqiriu më tha mua, vëlla po shkoj tek shtëpia se dua të pyes gocën për disa fjalë se ishte shumë e tronditur dhe nuk mi ka shpjeguar mirë. Mirë i thashë shko. Kur shkuam të hanim bukë tek lokali. Feriti merr vëllain në telefon dhe vëllai i madh thotë për 20-30 minuta vijmë. Fiqiriun e dinim se ka ardhur për të takuar vajzën. Ne u ulëm prapë tek lokali. Besiku u ul me Shirët për të diskutuar të njëjtin problem. Hasulët nuk ishin aty, erdhën më pas. Shkova dhe unë dhe nxorri disa foto dhe mesazhe, edhe thoshte që goca nuk ka marrëdhënie veç me mua, por edhe me një tjetër. Me Hasulën. Më thotë merre në telefon që t'i sqarojmë gjërat pak më mirë. E mora në telefon dhe më tha do marr djalin dhe do të vij. Erdhën në tavolinë dhe u bëmë 5-7 veta aty. E ofendoi djali i Shirës vajzën. Tha vajza jote...Fiqiriu vetëm po dëgjonte se nuk i lamë të drejtë fjalë unë dhe vëllai i madh, ai filloi dhe po debatonin bashkë të dy djemtë. Debatonin. Të dy 17-vjeçarëve u lamë liri për të folur. Debatuan, jo e ke pasur ti, jo e kam pasur unë. Jo merre ti për nuse, jo e marr unë. Nuk e dija që Fiqiriu kishte armë me vete, nuk do e linim për liri veprimi. E kisha afër dhe do e kapja. Nuk i kam parë asnjëherë armë. Ka qenë shumë i mbuluar dhe shumë i qetë. Nuk e dija që kisha armë me vete. Se nuk do e linim të vepronte. Mbasi dëgjoi çunat duke debatuar për vajzën e tij. Vetëm i ka thënë fjalën e fundit, a do e marrësh për nuse vajzën time? Edhe babai i Shirës i ka thënë; unë nuk marr nuse që ka marrëdhënie me 2-3 çuna. Aty i tha vendimin ia jap unë kësaj pune, se jam unë prindi i asaj vajzës. U ngrit në këmbë, iku një metër larg nesh dhe vetëm kur pamë që i dha zjarr armës. Më pas, u largua në këmbë. Unë ika nga frika. Vëllai i madh i ka dhënë ndihmë atyre që po bërtisnin,"-tha Fatbardh Mjeshtri.

Çfarë ndodhi një ditë më parë?

Dy të miturit përkatësisht Kenado Shira (viktimë) dhe Renado Hasula (i plagosur) njiheshin me vajzën e Fiqiriut, e mitur, e cila në dëshminë e saj pretendon se përndiqej kryesisht përmes rrjeteve sociale. Kjo histori ishte diskutuar edhe më herët nga të dyja familjet, por kërcënimet kanë vijuar e kishin arritur deri në pikën që vajza nuk shkonte dot më në shkollë. Dhe dje është realizuar një takim i dytë. Fiqiri Mjeshtri ishte i shoqëruar nga dy vëllezërit Besnik (ky ishte polic bashkiak) dhe Bakir Mjeshtri, ndërsa Renato dhe Kenado kishin ardhur me prindërit e tyre për t'u sqaruar në lokal. Në bisedë e sipër, Mjeshtri i kishte kërkuar njërit prej të miturve, që të martohej me të bijën, por kur kishte marrë si përgjigje refuzimin dhe fyerjet për të bijën, ai ka nxjerrë armën nga brezi dhe ka qëlluar me armë zjarri. Pasi qëlloi mbi 4 persona, Mjeshtri, pronar i një galerie kromi u largua nga vendi i ngjarjes, autori i krimit është vetëvrarë 900 metra larg banesës së tij.

fatbardh mjeshtri masakra e klosit

Sondazh

Poll