"Vuan nga probleme të shëndetit mendor", 55-vjeçarja në Korçë denoncon në Polici komshiun: Më ka ngacmuar djalin!
Sipas policisë 55-vjeçarja pretendon se 4 muaj më parë komshiu i ka ngacmuar seksualisht djalin e saj me aftësi ndryshe.
KORÇË- 55-vjeçarja Ativie Qazimllari nga fshati Porodinë i Korçës ka denoncuar në polici fqinjin e saj të identifikuar si Dionis Myrtollari, 40 vjeç, pasi sipas saj ai i ka ngacmuar seksualisht djalin, i cili vuan nga probleme të shëndetit mendor. 55-vjeçarja pretendon se 4 muaj më parë komshiu i ka ngacmuar seksualisht djalin e saj me aftësi ndryshe. Ndër të tjera, akuzuesja shton se edhe Policia ka qenë në dijeni të kësaj ngjarje por nuk ka vepruar.
"Unë do e nis nga fillimi. Jam ankuar tek kryetari i komunës se më vinin ujrat e zeza nga komshiu. Tani kam probleme shumë, më qëllojnë dhe më shajnë me fjalët më të pista. Në fund fare, ma ka marrë e ma zhveshur djalën. A i bëri apo jo gjë nuk e di. E zuri nga fyti. Shkova në Polici dhe nuk ma morën parasysh, më thanë do lajmërojnë policin e zonës. Policia nuk më ka dhënë krah, më kanë goditur dhe dorën sot vajta e mjekova. Më është shkëputur një damar i gishtit. Një rast është që e ka ngacmuar djalin, kam video, por mi ka prishur djali se e kam me probleme. Nuk ma merrte policia për bazë se thoshin duhen video. Kam 4 fëmijë dhe jetojnë e punojnë në Tiranë,"-tha ajo para mediave.
Ndërsa e ëma e 40-vjeçarit Dionis Myrtollari ka folur gjithashtu për mediat dhe ka hedhur poshtë çdo akuzë duke thënë se djali i saj asnjëherë nuk e ka zhveshur apo goditur djalin e denoncueses apo edhe vetë këtë të fundit. Ajo thekson se denoncimi në polici është i pabazë dhe se gjithçka është e stisur. Policia e Shtetit ka nisur hetimet.
"Djali nuk më ka asgjë. Këto që i kanë nxjerrë janë të kota. E kanë inat. Dhe thonë o ta futin, o...Ato janë pa burra dhe duan burra. Ne konflikt me këtë që ka ardhur këtu, ajo futi të shoqin në burg. Ajo na e zuri rrugën. Kjo rrugë është jona. Kur t'i hyjë dheu, ç'janë këto more? Djali e ka nusen flori, ka 3 fëmijë. Pyesni fshatin se çfarë familje jemi ne. Me këto po na turpërojnë. Djali u zhvesh para nipërve të mi. Unë jam e drejtë dhe Zoti mos më gdhiftë nesër,"-shtoi ajo.
Për ngjarjen ka folur edhe vetë 40-vjeçari, i cili gjithashtu mohon akuzat e ngritura ndaj tij duke u shprehur se: Nuk pranoj asnjë prej akuzave, komshinjtë e mi kanë probleme mendore, jam gati të vijë policia dhe të hetojë gjithçka. Në rast se vërtetohet edhe gjëja më e vogël mund të më varni në mes të fshatit. Më është dëmtuar imazhi, jam babai i tre fëmijëve që kanë frikë të dalin nga shtëpia sepse ajo familje i godet me gurë. Turp për policinë e cila nuk merr masa dhe dëmton imazhin e një njeriu të thjeshtë si unë.
Në mbrojtje të tij kanë dalë banorët e fshatit.
“Dionisi është një djalë i mirë, nuk është fare problematik dhe nuk ka bërë asgjë nga këto që thotë ajo familja. Ajo familje është e shkatërruar dhe me probleme mendore. Kërkojmë që të zbardhjet ngjarja, për këtë arsye jemi të gjithë këtu në mbështetje të Dionisit,”- shprehen ata.
Pasi ka marrë të gjitha dëshmitë, Policia e Korçës duket se më në fund ka vendosur që të nisë hetimet lidhur me rastin për të zbuluar nëse ka pasur abuzim seksual, apo jo nga ana e 40-vjeçarit.
NJOFTIMI I POLICISË:
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Korçë referuan materialet për vlerësim, pranë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Korçë, pasi më datë 12.10.2022, ka bërë kallëzim shtetasja A. Q., 55 vjeçe, banuese në fshatin Porodinë, Korçë, e cila pretendon se 4 muaj më parë, shtetasi D. M., 40 vjeç, i ka ngacmuar seksualisht djalin e saj me aftësi ndryshe. Kjo ngjarje nuk është raportuar më parë në Polici, nga familjarët e djalit. Materialet i kaluan Prokurorive të Rretheve Gjyqësore Korçë dhe Pogradec, për veprime të mëtejshme.
Sondazh
Kishin kthyer lokalin në pikë bastesh, arrestohen 3 persona në Tiranë
Celularët e sekuestruar nga Policia TIRANË- Tre të rinj të identifikuar me inicialet E.A, 34 vjeç, A.Xh, 28 vjeç dhe...
Tentoi të vidhte kabllot e energjisë elektrike për herë të dytë, arrestohet në flagrancë 28-vjeçari në Elbasan
Policia Elbasan ELBASAN- Një 28-vjeçar i identifikuar me iniciale B.S është arrestuar nga Policia e Elbasanit pasi ka dëmtu...
Zbulohet një plantacion kanabisi në Belgjikë, në pranga pesë persona, mes tyre edhe një shqiptar
Vendi i ngjarjes BELGJIKË- Pesë persona, mes tyre një shqiptar janë vënë në pranga në Aarschotsesteenweg n&eum...
MASAKRA/ Dëshmia e vëllait të vikimës: Ai e pa Kenadon të gjallë, e qëlloi sërish! I tha ti nuk jeton më
Besnik Mjeshtri KLOS- Besnik Mjeshtri ka rrëfyer se ç’ndodhi në kafenë ku tre familjet, Hasula, Shira dhe Mjeshtri ishin ulur p...
Shtirej si dietologe në zonën e Brrylit! Arrestohet 41-vjeçarja, Policia: Fshiu bisedat me klientët nga telefoni
Policia TIRANË- Silvana Balliu është vënë në pranga nga policia në kryeqytet pasi mashtronte qytetarët. Balliu, sht...
“Fiqiriut i iku mendja dhe qëlloi”, vëllai i autorit të masakrës së Klosit: Asnjëri s’e mori vajzën për nuse, thoshin ‘e kemi parë në shumë vende’
Vendi ku ndodhi masakra në Klos TIRANË- Vëllai i autorit të masakrës së Klosit, Fatbardh Mjeshtri është shprehur se...
U arrestua dje në Kurbin pasi ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, Policia del me njoftim zyrtar
Foto ilustruese KURBIN- Policia ka dalë me njoftim zyrtar në lidhje me arrestimin e 50-vjeçarit të identifikuar si Agron Paja dit&eum...
Propozimi i rektorit: Studentët e mjekësisë duhet të qëndrojnë në Shqipëri, të bëhet me DETYRIM
Arben Gjata TIRANË- Rektori i Universitetit të Mjekësisë, Arben Gjata ka parashtuar një kërkesë për Qeverinë s...
Dëshmitar në masakrën e Klosit/ Vëllai i autorit: Kenadi e kërcënoi dhe dhunoi vajzën, i thoshte ‘do të të nxij jetën’
Fatbardh Mjeshtri KLOS- Fatbardh Mjeshtri, vëllai i autorit të krimit të trefishtë në Klos u shpreh se Kenad Shira e ka kërc&...
Duhet të ishte në arrest shtëpie por u kap "mat" pas një sherri në rrugë, vihet në pranga 24-vjeçari shqiptar
Policia italiane ITALI- Ai ishte në arrest shtëpie për grabitje, por u kap në mes të një mosmarrëveshjeje në rrug&e...
