Aktualitet

Tentoi të vidhte me armë banesën në Durrës, arrestohet pas 1 viti autori (EMRI)

Ky person, banues në Katund Sukth, së bashku me tre persona të tjerë tentoi të vidhte banesën e një personi.

13 Tetor 2022, 15:28 Nga A.B
Tentoi të vidhte me armë banesën në Durrës, arrestohet
Policia

DURRËS- Arrestohet Pariz Preza! Pas 1 viti, policia ka vënë në pranga 28-vjeçarin i cili një vit më parë tentoi të vidhte me armë zjarri një banesë. Policia informon se ky person, banues në Katund Sukth, së bashku me tre persona të tjerë tentoi të vidhte banesën e një personi. Gjykata e Rrethit Gjyqësor Durrës i ka caktuar 28-vjeçarit masën e sigurisë "Arrest në burg", për veprat penale "Vjedhja me armë" dhe "Mbajtja pa leje e armëve, armëve shpërthyese dhe e municionit".

NJOFTIMI I POLICISË:

Finalizohet operacioni policor i koduar “The End”. Kapet dhe vihet në pranga 28-vjeçari i shpallur në kërkim, pasi tentoi të vidhte me armë, një vit më parë, në banesën e një shtetasi. Si rezultat i këtij operacioni, shërbimet e Forcës së Posaçme Operacionale të DVP Durrës, në bashkëpunim me specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Durrës, bënë të mundur ndalimin e shtetasit P. P., 28 vjeç, banues në Katund Sukth, Durrës. Gjykata e Rrethit Gjyqësor Durrës i ka caktuar 28-vjeçarit masën e sigurisë "Arrest në burg", për veprat penale "Vjedhja me armë" dhe "Mbajtja pa leje e armëve, armëve shpërthyese dhe e municionit".

Më datë 08.10.2021, shtetasi P. P., në bashkëpunim me 3 shtetas të tjerë të arrestuar, kanë tentuar të vjedhin me armë, në banesën e një shtetasi, në fshatin Katund Sukth. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme.

pariz preza durres

Sondazh

Poll