Aktualitet

Kishin kthyer lokalin në pikë bastesh, arrestohen 3 persona në Tiranë

Të rinjtë ishin në lokalin e përshtatur për lojëra fati dhe po vinin lloto. Blutë e Tiranës kanë sekuestruar edhe celularët e tyre në cilësinë e provës materiale. Ndërkohë materialet procedurale i kanë kaluar Prokurorisë së rrethit Tiranë.

13 Tetor 2022, 15:16 Nga e.k
Kishin kthyer lokalin në pikë bastesh, arrestohen 3 persona në
Celularët e sekuestruar nga Policia

TIRANË- Tre të rinj të identifikuar me inicialet E.A, 34 vjeç, A.Xh, 28 vjeç dhe E.Xh, 28 vjeç, të tre banues në Tiranë kanë rënë në prangat e Policisë së kryeqytetit pasi u arrestuan në flagrancë.

Të rinjtë ishin në lokalin e përshtatur për lojëra fati dhe po vinin lloto. Blutë e Tiranës kanë sekuestruar edhe celularët e tyre në cilësinë e provës materiale. Ndërkohë materialet procedurale i kanë kaluar Prokurorisë së rrethit Tiranë.

NJOFTIMI I POLICISË:

Tiranë/Vijon operacioni policor i koduar "Fati i lojërave". Goditet nga Komisariati i Policisë Nr. 6, një rast i organizimit të lotarive të palejuara, në ambientet e një lokali.

Vihen në pranga 3 shtetas.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 6, në vijim të punës për evidentimin dhe goditjen e veprimtarive të kundërligjshme në fushën e lojërave të fatit, kanë evidentuar dhe goditur raste të vënies së basteve sportive, nëpërmjet aparateve celulare.
 Në përfundim të veprimeve, u arrestuan në flagrancë shtetasit:

- E. A. 34 vjeç, A. Xh., 28 vjeç dhe E. Xh., 28 vjeç, të tre banues në Tiranë.

Si rezultat i kontrolleve të pandërprera të ushtruara nga shërbimet e Policisë, këta shtetas u kapën në flagrancë, në një lokal, duke vënë baste sportive, me celularët e tyre, të cilët u sekuestruan në cilësinë e provës materiale. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

tirane policia e tiranes

Sondazh

Poll