Politike

U mor në pyetje nga SPAK, Hila: Dhashë shpjegime për një çështje, s'ju jap dot detaje, është sekret

Hila tha se nuk tregonte dot detaje të tjera në lidhje me këtë çështje, pasi të dhënat përbëjnë sekret hetimor.

13 Tetor 2022, 11:34 Nga F.M
U mor në pyetje nga SPAK, Hila: Dhashë shpjegime për një
Zef Hila

TIRANË- Ish-kryebashkiaku i Vaut të Dejës, Zef Hila ka deklaruar se u mor në pyetje nga Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) për një çështje që nuk flet dot në publk. Para mediave, Hila tha se nuk tregonte dot detaje të tjera në lidhje me këtë çështje, pasi të dhënat përbëjnë sekret hetimor.

"Dhashë shpjegime për një çështje nën hetim në cilesinë e personit që kam dijeni. S'ju them dot mëshumë, përbën sekret,"- tha Hila.

Hila, deputet i Partisë Demokratike u paraqit për herë të dytë në SPAK. Kjo marrje në pyetje vjen pas denoncimeve të njëpasnjëshme të Partisë Demokratike në lidhje me bashkinë e Vaut të Dejës që aktualisht drejtohet nga Mark Babani. Hila është paraqitur në SPAK edhe në muajin shtator. Nuk dihet ende për çfarë mund të jetë pyetur. 

zef hila

Sondazh

Poll