Politike

Progresraporti i KE mbërrin në Kryeministri/ Ambasadorja-Ballukut: Shqipëria rrezikon padi nga BE për pasaportat e arta, amnistia rrezik për pastrimin e parave

Referuar integrimit në BE, Hohmann tha se Shqipëria është pjesë e ligës së parë, që do të thotë se do të jetë në monitorim më të imtësishëm dhe do t’i duhet një lidership i fortë.

13 Tetor 2022, 11:27 Nga DOSJA
Progresraporti i KE mbërrin në Kryeministri/ Ambasadorja-Ballukut:
Christiane Hohmann dhe Belinda Balluku

TIRANË- Ambasadorja e Bashkimit Evropian në Tiranë, Christiane Hohmann dorëzoi sot progres-raportin e Komisionit Evropian, qeverisë shqiptare. Në prezantimin e tij, Hohmann tha se Shqipëria ka bërë përparime, por nuk harroi të ritheksonte ‘pikat e kuqe’ që shënoheshin edhe në raport. Pyetur nga gazetarët, ambasadorja ka dalë kundër “pasaportave të arta”. Ajo tha se raporti ka qenë shumë i qartë kur ka thënë se kjo platformw rrezikon tw promovojw pastrimin e parave. Madje shtoi se vende të unionit që kanë ndjekur në procedurë të tillë janë ndëshkuar duke u paditur në gjykatën e drejtësisë së BE. Të njëjtën gjë tha dhe për amnistinë fiskale. Referuar integrimit në BE, Hohmann tha se Shqipëria është pjesë e ligës së parë, që do të thotë se do të jetë në monitorim më të imtësishëm dhe do t’i duhet një lidership i fortë. Vetë zëvendëskryeministrja Belinda Balluku tha se Shqipëria është në rrugën e duhur. Ajo shtoi se raporti përveç progresit që ka bërë Shqipëria, raporti u ka treguar edhe detyrimet dhe sipas saj, vendi ynë nuk ka menduar asnjëherë që rruga drejt BE-së do të jetë e lehtë.

Pjesë nga deklaratat:

Zëvendëskryeministrja Belinda Balluku: Të nderuar pjesëmarrës, dje u prezantua paketa e zgjerimit për vitin 2022 dhe raporti vjetor. Raporti është një punë e jashtëznoshme e Bashkimit Evropian dhe e Shqipërisë. Kjo është edhe pikënisja për të mbushur të gjitha detyrimet. Është një punë disa vjeçare. Aspitrata e Shqipërisë për tu bërë pjesë me të drejta të plota e familjes së madhe evropiane. Ne për asnjë moment nuk kemi pasur iluzione të gabuara mbi rrugën e gjatë e të vështirë që do na duhet të ndjekim. Viti 2022 do të mbahet mend si historik në rrugëtimin e Shqipërisë në BE. Negociatat ishin fitorja e palodhur e institucioneve tona. Shqipëria vijon punimet. Ritmi i përparimit do të jetë shumë i shpejtë. Raporti konfirmoi progresin e Shqipërisë, përfshin dhe vazhdimin e sigurimit, konfirmon arritjet në luftën kundër korrupsionit, orientimin e qëndrueshëm të politikës tonë, në linjëzim të plotë me politikën e BE-së. S’duhet të lëmë pasdore as detyrimet.

Ambasadorja e Bashkimit Evropian në Tiranë, Christiane Hohmann: Lufta në Ukrainë ka afruar më shumë BE-në me Ballkanin. Kjo situatë ka vendosur zgjerimin në krye të axhendës. Çështja themelore që dua të theksoj është se Shqipëria ka mbajtur një orientim shumë të qartë, i është përmbajtur historikut të saj në përputhje me politikën e jashtme, përfshi sanksionet e Rusisë. Ka luajtur rol të rëndësishëm në KS të OKB. Çështja e dytë që dua të theksoj, jemi në një fazë të re të procesit drejt BE. Komisioni lëvizi duke filluar procesin e analizimit të legjislacionit. Raporti i këtij viti është me rëndësi të vecantë, ofron një vlerësim të veçante ofron hapat e duhur për reformat që duhet të ndjekë Shqipëria. Shqipëria është pjesë e ligës së parë, por do të thotë se do të jeni në monitorim gjithnjë e më të imtësishëm dhe do t’ju duhet një lidership i fortë. Në përgjithësi vlerësimi i raportit është se Shqipëria ka vijuar të ketë në fokus vijimin e reformave. Raporti tregon edhe ndryshimet e fundit në BE dhe i bën thirrje qeverisë të fokusohet në avancimin e reformave së bashku me opozitën. Vijimi i reformës ka vijuar, vettingu po ashtu ka dhënë progres. Në raport flitet edhe për fusha kyçe. Shqipëria ka patur ecuri edhe në luftën kundër korrupsionit. Duhet të vijojnë reformat për sundimin e ligjit, lipset zhvillimi i një bilanci të fortë. Një fushë që ngrihet shqetësim është liria e fjalës. Bëhet thirrje për përpjekje më të forta për konsolidimin e të drejtave të pronësisë. Disa pr/ligje janë ende për t’u miratuar. Sa i përket kritereve ekonomike, ekonomia shqiptare ka treguar rezistencë. Delegacioni i BE do të vijojë në mbështetjen e vet në këtë detyrë. Dhe presion bashkëpunim me qeverinë, por edhe me institucionet e tjera kyce. Në lidhje me ‘pasaportat gold’, raporti është i qartë. BE respekton sovranitetin e secilit do shtet që të vendosë se çfarë skemash do të ketë për dhënien e shtetësisë, por duke marrë shkas nga agresioni rus në Ukrainë, kjo do të vinte në pah rrisqet që janë thënë dhe në raport. Edini që në mars KE u rekomandoi shteteve anëtare që t’i jepte fund skemave të këtij lloji? Javën e shkuar një shtet anëtar i padit në gjykatën e drejtësisë së BE për shkelje të kësaj dispozite dhe secili shtet do duhet të marrë vendimin. Më lejoni të citoj atë që thotë raporti Miratimi i një amnistie tatimore penale kundër këshillave të BE dhe Manyval mund të vërë në rrezik këtë fushë dhe atë të pastrimit të parave.

christiane hohmann belinda balluku

Sondazh

Poll