Politike

Ndërpritet seanca, grupi i PS kërkon 30 minuta pushim: Kemi diçka të rëndësishme

Ishte deputeti Toni Gogu ai që pas interpelancës së ministres së Arsimit, Evis Kushi me deputeten Ina Zhupa mori fjalën dhe kërkoi pushim nga kryetarja e Kuvendit.

13 Tetor 2022, 11:31 Nga e.k
Ndërpritet seanca, grupi i PS kërkon 30 minuta pushim: Kemi
Kuvendi i Shqipërisë, salla plenare

TIRANË- Seanca plenare e Kuvendit u ndërpre për pak minuta pas kërkesës së bërë nga Grupi Parlamentar i Partisë Socialiste. Ishte deputeti Toni Gogu ai që pas interpelancës së ministres së Arsimit, Evis Kushi me deputeten Ina Zhupa mori fjalën dhe kërkoi pushim nga kryetarja e Kuvendit.

Gogu tha se pushimi po kërkohej për një konsultim në grup.

"Kërkojmë 30 minuta pushim pasi duam të mblidhemi si grup për të diskutuar. Kemi diçka të rëndësishme", tha Gogu.

seance plenare 13 tetor 2022

Sondazh

Poll