Bota

"Duam të jemi pjesë e axhendës së tyre", deputeti shqiptar dhe kreu i Luginës së Preshevës nisen drejt SHBA

Lajmin e ka konfirmuar vetë Mustafi i cili ështvëshprehur se nga ky takim shpreson që Lugina e Preshevës do të përfshihet në agjendën e SHBA-ve.

13 Tetor 2022, 10:35 Nga d.a.
"Duam të jemi pjesë e axhendës së tyre", deputeti
Mustafi dhe Kamberi

KOSOVË- Deputeti i vetëm shqiptar në Kuvendin e Kosovës Shaip Kamberi dhe Kryetari i Këshillit të Shqiptarëve në Luginën të Preshevës, Ragmi Mustafi janë nisur për vizitë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Lajmin e ka konfirmuar vetë Mustafi i cili është shprehur se nga ky takim shpreson që Lugina e Preshevës do të përfshihet në agjendën e SHBA-ve.

“Angazhimi i përbashkëta për avokimin e pozitës së shqiptarëve në Luginën e Preshevës me Ligën Qytetare Shqiptaro-Amerikane të Joe & Shirley DioGuardi, të mbështetur nga Qeveria e Kosovës dhe Kryeministri Albin Kurti është në kuadër të ndërrmarrjes së hapave strategjik. Mundësia që edhe Lugina e Preshevës të bëhet pjesë e agjendës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës është jashtëzakonisht e rëndësishme në zhvillimet rajonale të Ballkanit Perëndimor”, ka shkruar ai në Facebook.

Shqiptarët në Luginën e Preshevës prej vitesh kanë denoncuar se janë përballur me diskriminime nga më të ndryshmet nga Beogradi zyrtar. Tashmë kur po bëhet regjistrimi i popullsisë, zyrtarë të pushtetit dhe opozitës po kërkojnë nga shqiptarët e Luginës që të regjistrohen.

shaip kamberi ragmi mustafi lugina e presheves

Sondazh

Poll