Bota

"E majta" kërkoi referendum në RMV, Kuvendi e refuzon, Xhaferi: Nuk është përpiluar në përputhje me rregulloren

Në përgjigjen zyrtare të publikuar nga Kuvendi thuhet se pas shqyrtimit të kërkesës së të 'majtës', të kryesuar nga VMRO-DPMNE, konstatohet se kërkesa nuk ishte e përpiluar në përputhje me dispozitat e Rregullores së Punës, veçanërisht nenin 135.

13 Tetor 2022, 09:46 Nga d.a.
"E majta" kërkoi referendum në RMV, Kuvendi e refuzon,
Talat Xhaferi

MAQEDONIA E VERIUT- Kryetari i Kuvendit të Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferi, sot ka refuzuar kërkesën për referendum të partisë politike “E majta”, pasi sipas tij “kërkesa nuk ishte përgatitur në përputhje me dispozitat e Rregullores së Punës”.

Në përgjigjen zyrtare të publikuar nga Kuvendi thuhet se pas shqyrtimit të kërkesës së të 'majtës', e inicuar nga Dimitar Apasiev, konstatohet se kërkesa nuk ishte e përpiluar në përputhje me dispozitat e Rregullores së Punës, veçanërisht nenin 135.

Duke shqyrtuar kërkesën tuaj për nisjen e iniciativës qytetare në nivel shtetëror për shpalljen e referendumit të detyrueshëm plotësues, konstatova se kërkesa nuk ishte përgatitur në përputhje me dispozitat e Rregullores së Punës, veçanërisht nenin 135 të së njëjtës, dhe pyetjen e pyetur i referohet pyetjes së shtruar në mënyrë jo të duhur nga arsyeja se konkluzionet nuk janë akt i përgjithshëm juridik, ligj apo kushtetutë, ato për nga natyra dhe përmbajtja e tyre janë qëndrim që e drejton Qeverinë e Republikës së Maqedonisë së Veriut në veprimet e saj.

Duke marrë parasysh më sipër, në pajtim me nenin 136 të Rregullores së Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, i cili thotë: “Nëse projektligji nuk përgatitet në pajtim me dispozitat e kësaj Rregulloreje, kryetari i Kuvendit, para se t’ua dorëzojë deputetëve, do të kërkojë nga propozuesi që ta përafrojë me dispozitat e një Rregulloreje të veçantë. Nëse propozuesi nuk e plotëson propozimin e ligjit brenda 15 ditëve nga kërkesa e Kryetarit të Kuvendit, konsiderohet se propozimi nuk është dorëzuar, e cila dispozitë zbatohet për të gjitha parashtresat e tjera. Kërkoj që në afatin e caktuar të respektoni dispozitat e Rregullores së Kuvendit të Republikës së Maqedonisë”, thuhet në përgjigjen e Xhaferit për Apasiev.

Opozita në Maqedoninë e Veriut ka kundërshtuar fort propozimin francez i cili çoi në zhbllokimin e ngërçit mes vendit dhe Bullgarisë, gjë që çoi këtyë të fundit që më 2020 të vinte veton për nisjen e negociatave duke bllokuar dhe procesin e Shqipërisë. Pas disa shumë bisedimeve presidenti francez Emanuel Macron përpiloi një propozim të pranuar dhe firmosur nga të dyja palët gjë që bëri në Bullgaria të hiqte veton dhe Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut ti hapej rruga drejt integrimit  në BE.

talat xhaferi referendumi ne maqedoni dimitar apasiev

Sondazh

Poll