Bota

"U injektonte insulinë e i rrëzonte në tokë", del në gjyq infermierja që vrau 7 foshnja! Planifikonte të vriste dhe 10 të tjera

Hetuesi i pranishëm në sallën e gjyqit dekjlaroi se "Fëmija 1" duke iu referuar kështu për arsye hetimore, lindi i shëndetshëm por më vonë shfaqi komplikacione që dyshohet të kenë ardhur nga injektimi i insulinës nga infiermiera.

13 Tetor 2022, 08:54 Nga e.k
"U injektonte insulinë e i rrëzonte në tokë", del
Lucy Letby

BRITANI- Detaje të reja kanë dalë në dritë në lidhje me infermieren Lucy Letby e arrestuar për vrasjen e 7 foshnjave. Sipas autoriteteve ajo po planifikonte të vriste edhe 10 fonshnja të tjera por që fatmirësisht ishte një plan i lënë përgjysmë pasi ra në prangat e drejtësisë. 

Lucy Letby u kap ndërsa po përgatitej të vriste një foshnje të porsalindur. Gjykata e Mançesterit tha se ajo dyshohet se u përpoq ta vriste vajzën duke i injektuar insulinë, raporton BBC.

"Kishte katër raste të veçanta në të cilat ne pretendojmë se Lucy Letby u përpoq ta vriste foshnjen," tha Nick Johnson KC  i pranishëm në sallën e gjyqit

Hetuesi i pranishëm në sallën e gjyqit dekjlaroi se "Fëmija 1" duke iu referuar kështu për arsye hetimore, lindi i shëndetshëm por më vonë shfaqi komplikacione që dyshohet të kenë ardhur nga injektimi i insulinës nga infiermiera.

Ndërsa në një rast tjetër ajo ishte përpjekur të vriste një tjetër fëmijë por nuk ja kishte dalë pasi stafi kishte parë komplikacionet e foshnjës dhe e ka dërguar menjëhereë në spitalin qëndror Arrowe Park ku fatmirësisht ia doli të mbijetonte

“Ishte këmbëngulëse, ishte e llogaritare dhe gjakftohtë,” e përshkruan atë ë sallën e gjyqit.

Por kjo nuk ishte e vetmja foshnje e vrarë prej saj. Të tjera foshnje humbën jetën nga injektimi i insulinës. Ndërsa një foshnje të lindur para kohës normale i kishte shkëputur tubin e oksigjenit të lidhur me inkubatorin duke e vrarë në vend. 

lucy letby

Sondazh

Poll