Bota

FOTOT/ Shpërthimi në urën e Krimesë, situata i kthehet normalitetit, një javë më vonë rifillojnë lëvizjet

Imazhet tregojnë se trafiku i kufizuar i makinave dhe hekurudhave ka rifilluar në urë pas shpërthimit ndërsa riparimet janë duke vazhduar.

13 Tetor 2022, 10:18 Nga d.a.
FOTOT/ Shpërthimi në urën e Krimesë, situata i kthehet
ura e Krimese

UKRAINË- Imazhet e reja satelitore nga Maxar Technologies të marra të mërkurën tregojnë makina që kalojnë urën Kerç në Krime vetëm disa ditë pasi një shpërthim vdekjeprurës dëmtoi të vetmen lidhje rrugore dhe hekurudhore midis Rusisë dhe gadishullit ukrainas të aneksuar nga Moska në 2014.

Sipas CNN, imazhet tregojnë se trafiku i kufizuar i makinave dhe hekurudhave ka rifilluar në urë pas shpërthimit ndërsa riparimet janë duke vazhduar.

Fotot tregojnë gjithashtu radhë të gjata kamionësh mallrash që presin të transportohen në Krime nga Rusia. Megjithëse trafiku i makinave në urë ka rifilluar, automjete më të mëdha si kamionë, furgonë dhe autobusë po udhëtojnë tani me traget përtej ngushticës së Kerçit.

Autoritetet ruse kanë arrestuar tetë persona në lidhje me sulmin në urë, njoftoi media shtetërore të mërkurën. Ura e Krimesë është një arterie kritike për furnizimin e gadishullit me nevojat e tij ditore dhe me furnizimet për ushtrinë ruse. Gjatë muajve të fundit, dhjetëra autokolona ushtarake ruse kanë përdorur urën, duke transportuar automjete, forca të blinduara dhe karburant.

Shpërthimi i  së shtunës, i cili vrau të paktën tre persona, ishte një goditje e madhe për Moskën dhe Kremlini është përgjigjur me sulme vdekjeprurëse kundër infrastrukturës civile të Ukrainës gjatë tre ditëve të fundit. Kievi  nuk ka marrë përgjegjësinë për shpërthimin në urën 19 kilometra të gjatë, e cila u hap nga presidenti rus Vladimir Putin në vitin 2018.

lufta ukraine-rusi sulmi ne uren e krimese

Sondazh

Poll