Bota

"Prioriteti ynë është t'i japim fund gjakderdhjes", Erdogan përsërit thirrjen për ndalimin e luftës në Ukrainë

Gjatë ditës së sotme pritet që Erdogan dhe Putin pritet të takohen për një takim dypalësh në margjinat e Samitit të Konferencës për Ndërveprimin dhe Masat e Ndërtimit të Besimit në Azi (CICA) në kryeqytetin e Kazakistanit Astana.

13 Tetor 2022, 10:04 Nga d.a.
"Prioriteti ynë është t'i japim fund
Putin dhe Erdogan

KAZAKISTAN- Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan përsëriti thirrjet e tij për t'i dhënë fund luftës në Ukrainë, ndërsa foli në një konferencë në Kazakistan, ku merr pjesë edhe presidenti rus Vladimir Putin. 

"Secili prej nesh po ndjen ndikimin rajonal dhe global të krizës në Ukrainë... Pavarësisht nga këto vështirësi në terren, prioriteti ynë është t'i japim fund gjakderdhjes sa më shpejt të jetë e mundur," tha Erdogan gjatë fjalimit.

Sipas CNN, gjatë ditës së sotme pritet që Erdogan dhe Putin pritet të takohen për një takim dypalësh në margjinat e Samitit të Konferencës për Ndërveprimin dhe Masat e Ndërtimit të Besimit në Azi (CICA) në kryeqytetin e Kazakistanit Astana.

Erdogan ka bërë thirrje vazhdimisht për t'i dhënë fund luftës dhe ka luajtur një rol kyç në marrëveshjen e ndërmjetësuar nga OKB midis Moskës dhe Kievit këtë verë për të lejuar rifillimin e dërgesave të grurit nga portet e Detit të Zi në Ukrainë.

Erdogan u takua me Putinin në margjinat e një samiti rajonal në Uzbekistan muajin e kaluar. Ai ende shpreson të bashkojë Putinin dhe presidentin ukrainas Volodymyr Zelenskyy për bisedimet e armëpushimit që asnjëra palë nuk i dëshiron veçanërisht, por që zyrtarët turq këmbëngulin se janë thelbësore dhe realiste.

takimi putin-erdogan lufta ukraine-rusi

Sondazh

Poll