Bota

Liberalizimi i vizave për Kosovën, Shchneeberger: Shanset janë të ulëta që kjo të ndodhë tani

Pikërisht për këtë takim këshilltarja lokale e Bashkimit Evropian, Kati Shchneeberger ka thënë se sipas saj shanset që të ndodhë tani liberalizimi i vizave për Kosovën janë shumë të ulëta.

13 Tetor 2022, 10:23 Nga d.a.
Liberalizimi i vizave për Kosovën, Shchneeberger: Shanset janë
Kati Shchneeberger

KOSOVË- Ditën e sotme në takimin e grupit të punës në Këshillin Europian në rend dite do të jetë dhe diskutimi për liberalizimin e vizave për Kosovën.

Pikërisht për këtë takim këshilltarja lokale e Bashkimit Evropian, Kati Shchneeberger ka thënë se sipas saj shanset që të ndodhë tani liberalizimi i vizave për Kosovën janë shumë të ulëta.

Fatkeqësisht, i vlerësoj mjaft të ulëta shanset që liberalizimi i vizave të ndodh tani. Ka shumë fjalë të bukura, por i kemi dëgjuar edhe në qershor. Megjithatë, liberalizimi i vizave nuk erdhi. Më në fund duhet të ndalojnë së dhëni shpresë dhe pastaj të mos ketë asgjë. Liberalizimi i vizave duhet të ndodh të paktën”, ka thënë Shchneeberger. 

Ajo shtoi se ky diskriminim i pabazë që po u bëhet qytetarëve të Kosovës, më në fund duhet të ndalet dhe sido që të shkojnë gjërat ajo do tv vijojë të lobojë pro Kosovës.

“Kosovarët nuk janë evropianë të nivelit të ulët. Sido që të jetë unë do të vazhdoj lobimin tim derisa të vijë përfundimisht liberalizimi i vizave”, u shpreh Shchneeberger.

Shchneeberger muaj më parë kishte nisur mbledhjen e nënshkrimeve përmes një peticioni online, ku kërkonte heqjen e vizave për Kosovën. Lidhur me nënshkrimet e mbledhura, Shchneeberger tha se ato i dërgoi te presidenti francez, Emmanuel Macron, Presidenti i Parlamentit Evropian, Presidentit të Komisionit Evropian dhe Presidentit të Këshillit Evropian, Charles Michel, por që nuk mori përgjigje.

Komisioni Evropian ka nisur dialogun për liberalizimin e vizave me Kosovën në vitin 2012, ndërsa në qershor të vitit 2016, Komisioni Evropian vlerësoi se Kosova i kishte përmbushur të gjitha kriteret për liberalizim të vizave, mirëpo pati vënë kusht për finalizim të procesit që të arrihej marrëveshje për ratifikimin e demarkacionit të kufirit mes Kosovës dhe Malit të Zi, dhe që të kishte rezultate në luftën kundër krimit dhe korrupsionit në Kosovë.

Më pas më 2018, Komisioni Evropian konstatoi se Kosova i ka përmbushur të gjitha kriteret dhe propozoi liberalizim e vizave. Parlamenti Evropian e ka mbështetur këtë vendim, mirëpo disa vende skeptike si Franca dhe Holanda nuk janë pajtuar me vlerësimet e Komisionit në tërësi. Në mesin e shqetësimeve të tyre ishte edhe ajo e rritjes së numrit të banorëve të Kosovës që do të synonin BE-në dhe keqpërdorimin e lirisë së lëvizjes për të kërkuar azil në bllokun evropian.

kati shchneeberger liberalizimi i vizave per kosoven

Sondazh

Poll