Bota

Zhvillimet e reja në dialogun Kosovë-Serbi, Lajçak mbërrin në Prishtinë për të takuar Kurtin

Lajmin e ka konfirmuar zyra e kryeministrit Kurti, ky takim vjen pikërisht sot kur në Bruksle pritet që të diskutohet liberalizimi i vizave për Kosovën.

13 Tetor 2022, 08:47 Nga d.a.

Zhvillimet e reja në dialogun Kosovë-Serbi, Lajçak mbërrin


Lajcak

KOSOVË- I dërguari i Bashkimit Europian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak pritet që ditët e sotme të mbërrijë në Prishtinë ku do të zhvillojë një takim me kryeministrin Albin Kurti.

Lajmin e ka konfirmuar zyra e kryeministrit Kurti, ky takim vjen pikërisht sot kur në Bruksle pritet që të diskutohet liberalizimi i vizave për Kosovën.

T martën kryeministri i Kosovës Albin Kurti ka zhvilluar një telefonatë me sekretarin amerikan, Antony Blinken, ku në qendër të saj ishte dialogu me Serbinë. Blinken më pas zhvilloi një telefonatë dhe me presidentin serb Aleksandër Vuçiç.

SHBA-ja po kërkon dinamikë në dialog, e për dialog zyrtarisht ndërmjetësues është Bashkimi Evropian, poqë e pranon mbështetjen amerikane në këtë drejtim.

Kosova dhe Serbia kanë nisur një dialog që nga viti 2011 me ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian. Në kuadër të këtij procesi i cili në fillim është quajtur teknik, janë arritur mbi 33 marrëveshje. Marrëveshja e fundit e arritur në Bruksel është ajo për energjinë, e arritur më 21 qershor të këtij viti. Ndërkohë që muajt e fundit ky dialog ka marrë një tjetër kthesë me propozimin e një kornize të re të prezantuar nga këshilltarët e presidentit francez dhe kancelarit gjerman.

Në javën e tretë të shtatorit u publikua dokumenti katër faqesh ku paraqiste planin në kornizën e re për marrëveshje në mes të Kosovës e Serbisë, i përpiluar pas angazhimit të këshilltarëve të presidentit Emmanuel Macron dhe kancelarit Olaf Scholz. Aty thuhet se në vitin 2023 duhet të nënshkruhet marrëveshja e dytë për normalizim të marrëdhënieve, pas asaj të vitit 2013, me të cilën Serbia faktikisht e pranon realitetin e Kosovës shtet të pavarur, por nuk e njeh formalisht. Në një fazë të mëvonshme, hipotetikisht pas 10 vitesh, atëherë kur BE-ja është e gatshme të zgjerohet dhe ta përfshijë Ballkanin perëndimor, arrihet marrëveshja për njohje të ndërsjellë, si parakusht i të dy shteteve për anëtarësim në BE. Me marrëveshjen e vitit të ardhshëm (nëse pranohet propozimi) Kosovën e pranojnë edhe pesë shtetet që akoma nuk e kanë njohur të Bashkimit Evropian, kurse Serbia do të përfitojë një ndihmë masive financiare, asistencë ekonomike dhe do njihet si fuqia e rajonit.

miroslav lajçak ne kosove dialogu kosove-serbi

Sondazh

Poll