Bota

Prostitucion në lokalet pranë një shkolle në Ferizaj, policia e Kosovës aksion në zonë, mbyll 4 prej tyre

Pas sinjalizimit të marrë policia ka nisur një kontroll të imtësishëm së bashku me asistimin e inspektorëve përkatës në të gjitha lokalet në afërsi të një shkolle.

13 Tetor 2022, 08:39 Nga d.a.
Prostitucion në lokalet pranë një shkolle në Ferizaj,
Foto ilustruese

KOSOVË- Policia e Kosovës ka zhvilluar një aksion ditën e sotme në Ferizaj pas disa sinjalizimeve të marra në rrugë operacionale se në disa lokale zhvillohej prostitucion.

Pas sinjalizimit të marrë policia ka nisur një kontroll të imtësishëm së bashku me asistimin e inspektorëve përkatës në të gjitha lokalet në afërsi të një shkolle.

Pas kontrollit, mësohet se katër lokale, “Bini”, “Çajtore Luani”, “Çajtore Çlirimi” dhe një lokal tjetër, janë mbyllur për shkak të shkeljeve dhe parregullsive që janë gjetur.

Ndërkohë Prokurori njofton se ende vijojnë hetimet dhe po bëhen verifikimet përkatëse për të zbuluar nëse ekziston një rrjet i organizuar që merret me prostitucion.

prostitucion ne kosove policia e kosoves

Sondazh

Poll