Sport

SFIDË E ÇMENDUR NË 'CAMP NOU'! Gjashtë gola në Barcelona-Inter, por barazimi i bën punë zikaltërve

Në Champions League, Barcelona-Inter përfundon me shifrat 3-3 në raundin e katërt të Grupit C.

12 Tetor 2022, 23:04 Nga DOSJA

SFIDË E ÇMENDUR NË 'CAMP NOU'! Gjashtë gola

SPANJË- Në Champions League, Barcelona-Inter përfundon me shifrat 3-3 në raundin e katërt të Grupit C. Një barazim i hidhur, por thelbësor për zikaltrit e Simone Inzaghit që shohin 1/16; (Mjafton të mposhtin Viktoria Plzen për të kaluar). Në Camp Nou Barcelona do të kalonte në avantazh në minutën e 40' nga Dembele.

Ndërsa në pjesën e dytë Inter hyri fuqishëm në lojë pasi Barella në minutë e 50' dhe Martinez në 63' shënuan dy herë për Interin. Barcelona u hodh e tëra në sulm dhe në minutën e 82', Lewandowski barazoi shifrat, por Gosens riktheu Interin në avantazh në minutën e 89'.

Megjithatë Barcelona nuk e kishte thënë fjalën e fundit, pasi Lewandowski do të shënonte sërish në minutën e 92'. Në fund të takimit, Asllani kishte mundësinë të shënonte, por tentativa e tij u prit nga Ter Stegen.

E.Ç (Dosja.al)

inter barcelona

Sondazh

Poll