Sport

Champions/ Tjetër leksion Ajaxit, Napoli magjeps në 'Maradona', Atl.Madrid nuk fiton dot ndaj Brugge

Mision i realizuar për Napolin në Champions League. Në javën e katërt të Grupit A, skuadra e Spallettit mposht Ajax-in me rezultatin 4-2

12 Tetor 2022, 20:47 Nga DOSJA

Champions/ Tjetër leksion Ajaxit, Napoli magjeps në

EUROPË- Mision i realizuar për Napolin në Champions League. Në javën e katërt të Grupit A, skuadra e Spallettit mposht Ajax-in me rezultatin 4-2 dhe siguron kalimin për në raundin tjetër. Në pjesën e parë Lozano (4') zhbllokoi ndeshjen me një goditje me kokë, më pas Raspadori (16') dyfishoi rezultatin.

Në pjesën e dytë, Klaassen (49') shkurtoi diferencën, por Kvaratskhelia (62') firmos golin e tretë nga penalltia.Bergëijn në (83') do të shënonte të dytin për holandezët, ndërsa Osimhen (90'), shënoi golin e fundit të takimit. Me këtë fitore, Napoli shkon në kuotën e 12 pikëve. Nuk la fitues në takimin Atl.Madrid-Clube Brugge. Takimi i Grupit B zhvilluar në Spanjë përfundoi me shifrat 0-0. Një rezultat që kualifikon skuadrën belge për në raundin tjetër.

E.Ç (Dosja.al)

napoli champions league

Sondazh

Poll