Aktualitet

Goditen lojërat e fatit në Tiranë e Kavajë, pesë të arrestuar

Ata u kapën në flagrancë duke ushtruar aktivitetin e paligjshëm të lojërave të fatit (basteve sportive), nëpërmjet aparateve celulare.

12 Tetor 2022, 12:46 Nga F.M
Goditen lojërat e fatit në Tiranë e Kavajë, pesë
Lojëra fati

TIRANË- Pesë persona janë vënë në pranga pasi akuzohen për ushtrimin e veprimtarisë së lojërave të fatit. Në njoftimin e policisë bëhet me dije se nga operacioni i koduar 'Five', janë arrestuar pesë persona dhe një tjetër është proceduar penalisht. Arrestimet janë kryer në Tiranë dhe në Kavajë. Ata u kapën në flagrancë duke ushtruar aktivitetin e paligjshëm të lojërave të fatit (basteve sportive), nëpërmjet aparateve celulare.

Njoftimi:

Finalizohet operacioni policor i koduar "Five", nga strukturat e DVP Tiranë. Vihen në pranga 5 shtetas, procedohet penalisht 1 tjetër. Strukturat e DVP Tiranë, në vijim të punës për goditjen e paligjshmërisë në fushën e lojërave të fatit, bazuar dhe në informacione të marra në rrugë operative, kanë organizuar kontrolle në lokale dhe ambiente të ndryshme, të cilat mund të vihen në dispozicion për organizimin e lotarive të palejuara. Si rezultat i kontrolleve janë evidentuar dhe goditur 5 raste të kësaj veprimtarie. Në përfundim të veprimeve hetimore për këto raste u arrestuan në flagrancë shtetasit:

- E. E., 30 vjeç, A. K., 32 vjeç, R. Xh., 32 vjeç, L. J., 23 vjeç, A. Rr., 45 vjeç, si dhe u procedua penalisht shtetasi A. Sh., 30 vjeç. Gjatë kontrolleve të ushtruara nga shërbimet e Policisë, në 5 lokale të ndryshme, në Tiranë dhe në Kavajë, këta shtetas u kapën në flagrancë duke ushtruar aktivitetin e paligjshëm të lojërave të fatit (basteve sportive), nëpërmjet aparateve celulare. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

operacioni five lojerat e fatit policia e tiranes

Sondazh

Poll