Bota

"Shteti nuk mbahet me lëmoshë", Haradinaj akuzon Kurtin se po tallet me popullin

Në një postim në Facebook Haradinaj shkruan se jetesa në Kosovë po bëhet e papërballueshme si pasojë e rritjes së çmimeve dhe se qeveria po ndan 'lëmoshë' me 100 euro që po jep.

12 Tetor 2022, 11:53 Nga d.a.
"Shteti nuk mbahet me lëmoshë", Haradinaj akuzon Kurtin se
Kurti dhe Haradinaj

KOSOVË- Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka komentuar vendimin e qeverisë në lidhje me dhënien e 100 eurove për pensionistët. Në një postim në Facebook, Haradinaj shkruan se jetesa në Kosovë po bëhet e papërballueshme si pasojë e rritjes së çmimeve dhe se qeveria po ndan 'lëmoshë' me 100 euro që po jep.

"Shteti nuk mbahet me “vitra”. Jetesa në Kosovë po bëhet e papërballueshme, si pasojë e rritjes pa kontroll të çmimeve, e Kryeministri në stilin e një mashtruesi ordiner, provon që duke ndarë lëmoshë t’i mbajë “gjallë” pensionistët të cilët me aq sa marrin nuk i sigurojnë dot as ilaqet."-shkruan Haradinaj.

Haradinaj i është drejtuar kryeministrit Kurti duke i kërkuar rritjen e përhershme të pagave dhe jo duke ndarë herë 50 euro e herë 100, shtesa që ai i ka quajtur “lëmoshë”.

Jetesa në Kosovë po bëhet e papërballueshme, si pasojë e rritjes pa kontroll të çmimeve, e Kryeministri në stilin e një mashtruesi ordiner, provon që duke ndarë lëmoshë t’i mbajë “gjallë” pensionistët të cilët me aq sa marrin nuk i sigurojnë dot as ilaqet. Shteti nuk mbahet me “vitra”, herë 50 euro e herë 100 euro! Zgjidhja është me masa të përhershme. Rriti pagat e pensionet e mos e shndërro shtetin në “cirk social”. Pensionistët kanë nevojë për dinjitet e jo për lëmoshë. Nëse nuk di, merr shembull nga shtetet përreth”, ka shkruar Haradinaj më tej. 

Ditën e sotme qeveria e Kosovës ka miratuar 100 euro shtesë, në një paketë prej 28 milion eurosh në total, për të gjithë pensionistët pas krizës ekonomike dhe rritjes së çmimeve./Dosja.al

albin kurti ramush haradinaj

Sondazh

Poll