Aktualitet

Nis protesta para SPAK/ PD dhe Aleanca kërkon drejtësi për shembjen e Teatrit Kombëtar

Mbledhja e qytetarëve ka nisur dhe sot protestuesit do të kërkojnë drejtësi për Teatrin Kombëtar që u shemb në mënyrë kriminale.

12 Tetor 2022, 10:33 Nga F.M
Nis protesta para SPAK/ PD dhe Aleanca kërkon drejtësi për
Protesta para SPAK

TIRANË- Ka nisur protesta e thirrur nga Partia Demokratike ka nisur para Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK). Protesta u thirr një ditë më parë nga deputeti Belind Këlliçi dhe para godinës së SPAK janë vendosur disa tabela. Mbledhja e qytetarëve ka nisur dhe sot protestuesit do të kërkojnë drejtësi për Teatrin Kombëtar që u shemb në mënyrë kriminale.

“Thirrje për protestë! Thuajse 3 vjet nga shembja kriminale e Teatrit Kombëtar dhe SPAK hesht. Heshtja është bashkëfajësi. Qytetarët kërkojnë drejtësi! Nesër në ora 10:00, përpara godinës së SPAK-ut,”- njoftoi dje PD-ja.

Një ditë më parë, Partia Demokratike nisi valën e protestave kundër qeverisë. Një ditë më parë, qytetarët fikën për rreth një orë makinat në Elbasan, në shenjë proteste kundër rritjes së çmimit të naftës. Në prononcimet për mediat qytetarët u shprehën seçmimet janë rritur shumë dhe se ata nuk e përballojnë më jetesën në këtë vend.

protesta e opozites se bashkuar

Sondazh

Poll