Aktualitet

Përgjonte muxhahedinët në Manzë, SPAK kërkon 10 vite burg për iranian e akuzuar për terrorizëm

 Poladrag dyshohet se mblidhte informacion ndaj anëtareve të MEK (opozitës iraniane të vendosur në Shqipëri në kampin e Manzës). Sipas SPAK bazuar në materialet dhe fotot që i janë gjetur në celular faktohet dhe akuza kundër tij.

12 Tetor 2022, 10:31 Nga e.k
Përgjonte muxhahedinët në Manzë, SPAK kërkon 10 vite
Bijan Poladrag

TIRANË- Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) ka kërkuar 15 vite burg për Bijan Poladrag. Poladrag dyshohet se mblidhte informacion ndaj anëtareve të MEK (opozitës iraniane të vendosur në Shqipëri në kampin e Manzës). Sipas SPAK bazuar në materialet dhe fotot që i janë gjetur në celular faktohet dhe akuza kundër tij.

Në fillim Prokuroria e Posaçme ka kërkuar 15 vite burg për Poladrag por për shkak të gjykimit të shkurtuar atij i ulet 1/3 e dënimit duke bërë që në rast dënimi, ai të vuajë dënimin me 10 vite burg. 

Në seancën që u zhvillua me dyer të mbyllura për shkak të masave të sigurisë të ardhura pas sulmeve kibernetike shtetasi iranian ka mohuar akuzat, duke deklaruar se ishte larguar nga kampi MEK për të vazhduar jetën e tij.

Ai akuzohet për veprat penale “Vepra me qëllime Terroriste”, “Organizata Terroriste”, “Pjesëmarrja në veprime luftarake në një shtet të huaj” dhe “Organizimi për pjesëmarrje në veprime luftarake në një shtet të huaj”.

Bijan Poladrag u ndalua në vitin 2020 nga autoritetet shqiptare pasi dyshohet se mblidhte informacione si i infiltruar në kampin e MEK. Ai mbërriti në Shqipëri, së bashku me kampin “Ashraf 3”, gjatë vitit 2016. Më pas mori leje qëndrimi në vendin tonë dhe u shkëput nga kampi që ndodhet në Manzë. Ai u zhvendos në Tiranë, ku nënshkroi një kontratë qiraje me dy zonja, sipas shkresave që zotëron Prokuroria e Tiranës. Ai përdori dy celularët e mikpritëseve të tij, raporton gazetarja Anila Hoxha, ku hapi aplikacionin Telegram dhe komunikoi me persona të dyshimtë, që dyshohet të jenë njerëzit që e rekrutuan si spiun, të cilët donin të merrnin informacione për kampin MEK dhe madje po planifikon sulme të mundshme ndaj këtij kampi.

spak bijan poladrag

Sondazh

Poll