12 Tetor 2022, 10:07
Nga e.k
Deniona Katro
TIRANË- Komisioni i Pavarur i Kualifikimit (KPK) ka konfirmuar në detyrë prokuroren e Tiranës, Deniona Katro.
Prokurorja Deniona Katro e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë u përball të hënën më 10 tetor me Komisionin e Pavarur të Kualifikimit. Procesi i vetingut për prokuroren Deniona Katro u krye nga trupa e KPK e kryesuar nga Brunilda Bekteshi, me relator Roland Ilian dhe anëtare Pamela Qirkon. Në cilësinë e vëzhguesit ndërkombëtar ishte i pranishëm Willem Brouwer.
Deniona Katro e ka nisur karrierën në sistemin e drejtësisë në vitin 2001 si oficere e policisë gjyqësore. Në vitin 2008 ajo u emërua prokurore në Prokurorinë e Rrethit Durrës dhe prej vitit 2014 punon pranë Prokurorisë së Tiranës, ku ka mbajtur edhe pozicione drejtuese.
Relatori Ilia pohoi se KPK nuk ka gjetur probleme për një apartament në Durrës që i është dhuruar Katros prej prindërve. Ai sqaroi se apatamenti është blerë nga prindërit rreth 20 vite më parë, shumë kohë para se subjekti të fillonte detyrën. Po ashtu, nga hetimi administrativ ka rezultuar se prindërit e Katros nuk kanë krijuar pasuri tjetër veç apartamentit që i kanë dhuruar vajzës së tyre, ku sipas saj aty jetojnë prej dy dekadash.
E vetmja pasuri për të cilën Katros i është kaluar barrë prove për pamjafuteshmëri, është një automjet tip “Mercedes Benz”, i blerë në vitin 2010 për shumën rreth 270 mijë lekë. Megjithatë, Ilia deklaroi se analiza financiare e përgjithshme për periudhën 2008-2016 rezulton me balancë pozitive.
Prokurorja Deniona Katro shprehu akordësi për hetimin administrativ të kryer nga KPK. Ajo u ndal tek barra e provës për mungesën e burimeve në shumën 256 mijë lekë për blerjen e “Benz-it” në vitin 2010. Katro shpjegoi se nuk i kujtohej mirë se cilat burime kishin shërbyer për blerjen e këtij mjeti pasi kishin kaluar 12 vjet, por shtoi se bazuar në verifikimin e dokumentacionit mendonte se ishin përdorur kursimet, që sipas saj ishin zëvendësuar me të ardhurat e siguruara nga shitja e një makine tjetër tip “Ford”./Dosja.al
deniona katro
Aktualitet
12 Tetor 2022, 09:37
F.M
Ervis Martinaj dhe Policia e Vlorës
VLORË- Kryekomisar Gentian Berberi nuk ka dhënë detaje në lidhje me operacionet e zhvilluara n...
Aktualitet
12 Tetor 2022, 09:39
d.a.
Foto ilustruese
ITALI- Fillimisht ka dëmtuar derën e një lokali dhe më pas, kur mësoi se ishte denoncuar për atë episod,...
Aktualitet
12 Tetor 2022, 09:35
F.M
Policia e Vlorës
VLORË- Burrë e grua, Kristo Angjeli, 64 vjeç dhe Aleksandra Angjeli 62 vjeçe, të dy banues në Saran...
Aktualitet
12 Tetor 2022, 09:34
F.M
Moti
TIRANË- Shira, temperature të ulëta e vranësira do të mbizotërojnë motin në Shqipëri për ditën ...
Aktualitet
12 Tetor 2022, 09:14
F.M
Siguria Kombëtare
TIRANË- Zëvendësministri Andi Mahila është përplasur me deputetin e Partisë Demokratike Ferdinand...
Aktualitet
12 Tetor 2022, 08:48
d.a.
Emanuel Rroku
ITALI- Rigels Gjinaj, 34-vjeçari shqiptar i cili është autor i vrasjes së bashkëkombasit të tij 23-...
Aktualitet
12 Tetor 2022, 08:53
Drejtoria në Librazhd
TIRANË- Në emisionin Fiks Fare Sami Lleshi nga fshati Gostimë i Librazhdit ankohet për ish-drejtorin e shkol...
Aktualitet
12 Tetor 2022, 08:33
d.a.
Kevin Mustafa
ITALI- Kevin Mustafa është 20-vjeçari shqiptar i cili ndërroi jetë ditën e shtunë teksa udhëto...
Aktualitet
12 Tetor 2022, 08:31
F.M
Foto Ilustruese
DURRËS- Tre persona kanë përfunduar në spital pasi kanë mbetur të plagosur në një aksident automobi...
Aktualitet
12 Tetor 2022, 08:12
e.k
Faqja e parë e Dosja.al
TIRANË- Dosja.al ju sjell lajmet më kryesore nga portalet në vend. Dosja.al në faqen e saj të pa...