Aktualitet

VD- Hera e fundit që u pa! I zhdukur prej muajsh, momenti kur Shenasi Loha del nga lokali në Lushnje

Loha rezulton i zhdukur që prej 7 muajsh, ndërsa dyshohet se zhdukja e tij ka të bëjë me lidhjen e narkotrafikimit ndërkombëtar midis Ekuadorit dhe Europës.

11 Tetor 2022, 16:58 Nga A.B
VD- Hera e fundit që u pa! I zhdukur prej muajsh, momenti kur Shenasi Loha
Lokali

TIRANË- Gazetari Artan Hoxha ka bërë publike videon nga restoranti në Lushnje ku Shenasi Loha u pa për herë të fundit. Në video, Loha shihet në restorant nën shoqërimin e avokatit, Mitri Priftit. Më pas ai ka dalë nga restoranti, ka hipur në mjetin e Priftit dhe që prej atij momenti nuk është bërë më i gjallë.

Kjo eshte video ekskluzive e “Emisionit Xhungel” ku eshte pare per here te fundit shtetasi nga Kosova, Shenasi Lohaj, i deklaruar i zhdukur, qe nga pasditja e 13 marsit 2022. Shenasi Loha, 47 vjeç, baba i dy femijeve, shfaqet pasditen e 13 marsit ne nje restorant ne qytetin e Lushnjes, ne shoqerine e Mitri Priftit. Nga ky moment nuk ka patur asnje informacion tjeter ne lidhje me Shenasi Lohen”-shkruan gazetari.

Loha rezulton i zhdukur që prej 7 muajsh, ndërsa dyshohet se zhdukja e tij ka të bëjë me lidhjen e narkotrafikimit ndërkombëtar midis Ekuadorit dhe Europës.

 
 
 
 
 
Vieë this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Xhungel nga Artan Hoxha (@xhungelngaartanhoxha)

shenasi loha artan hoxha

Sondazh

Poll