Aktualitet

U dënua me 14 vite burg për trafik droge, Gjykata e Lartë rrëzon rekursin e Arbër Çekajt

Arbër Çekaj u dënua me 21 vite burg, por përfitoi ulje nga gjykimi i shkurtuar dhe do të vuajë 14 vite burg.

11 Tetor 2022, 15:54 Nga A.B
U dënua me 14 vite burg për trafik droge, Gjykata e Lartë
Arber Cekaj

TIRANË- Gjykata e Lartë ka vendosur të rrëzojë rekursin e Arber Çekajt, i dënuar me 14 vite burg për trafik droge.

Çekaj është dënuar si pjesë e grupit kriminal të trafikut të kokainës,  pasi iu kap sasia prej 613 kg kokainë më 27 shkurt 2018 që e kishte fshehur në dyshemenë e konteinerit me banane. Ai është pronari i kontejnerit me banane në Portin e Durrësit.

Arbër Çekaj u dënua me 21 vite burg, por përfitoi ulje nga gjykimi i shkurtuar dhe do të vuajë 14 vite burg.

Çekaj i dënuar me 14 vite burg dhe Fatmir Pjetri i dënuar me 30 vite burg (anëtar i grupit të babagjyshëve) tentuan të arratiseshin një vit më parë nga burgu i sigurisë së lartë '313'. Çepele preu damarët për çorientim, por një punonjës i sigurisë së burgut pikasi Pjetrin e Çekajn vetëm pak metra larg portës, pikërisht në oborrin mes zyrave të administratës dhe qelive. Ata kishin një çantë me litar me vete që do t'i ndodhmonte të zbrisnin nga muret e larta., por arratia 'dështoi' dhe dyshja u rikthyen në qeli. 

arber cekaj

Sondazh

Poll