Aktualitet

Makina e djegur në Bilisht/ U dyshua për Deizi Arapin, policia zbulon autorët: Janë dy vëllezër (EMRAT)

Dy vëllezërit i kanë vënë zjarrin automjetit tip “Audi A4”, e për pasojë, automjeti është djegur plotësisht.

11 Tetor 2022, 15:56 Nga A.B
Makina e djegur në Bilisht/ U dyshua për Deizi Arapin, policia zbulon
Makine e djegur

KORÇË- Zbardhet ngjarja e një dite më parë në Bilisht. Policia ka vënë në pranga Durim Sefën dhe ka shpallur në kërkim vëllain e tij, Resmi Sefën, si autorë të djegies së mjetit në pronësi të Marsel Bucit. Nga veprimet hetimore dhe nga provat e grumbulluara rezultoi se këta persona i kanë vënë zjarrin automjetit tip “Audi A4”, e për pasojë, automjeti është djegur plotësisht. Me akuzimin e dy vëllezërve, bien poshtë pretendimet e Bucit, se autorja është Deizi Arapi, me të cilën ka pasur konflikte në të shkuarën.

Policia vijon punën për vënien para përgjegjësisë penale të përsonave të tjerë, të dyshuar të implikuar në këtë ngjarje. Dy vëllezërit do të hetohen për veprën penale “Shkatërrimi i pronës me zjarr”, kryer në bashkëpunim.

NJOFTIMI I POLICISË DEVOLL:

Zbardhet ngjarja e ndodhur një natë më parë në Bilisht, ku u dogj automjeti i një 34-vjeçari. Identifikohen dy autorët e dyshuar (vëllezër) të zjarrvënies, vihet në pranga njëri prej tyre dhe shpallet në kërkim autori tjetër i dyshuar. Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Devoll, pas një pune intensive hetimore për ngjarjen e ndodhur më datë 10.10.2022, në qytetin e Bilishtit, ku u dogj një automjet, bënë të mundur identifikimin e 2 autorëve të dyshuar të saj. Si rezultat, u bë ndalimi i shtetasit D. S., 35 vjeç dhe u shpall në kërkim shtetasi R. S., 40 vjeç (vëllezër), të dy banues në Elbasan, për veprën penale “Shkatërrimi i pronës me zjarr”, kryer në bashkëpunim. Nga veprimet hetimore dhe nga provat e grumbulluara rezultoi se këta shtetas i kanë vënë zjarrin automjetit tip “Audi A4”, në pronësi të shtetasit M. B., 34 vjeç, banues në Bilisht dhe për pasojë, automjeti është djegur plotësisht. Vijon puna për vënien para përgjegjësisë penale të përsonave të tjerë, të dyshuar të implikuar në këtë ngjarje. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Korçë, për veprime të mëtejshme.

Mjeti në pronësi të Marsel Bucit u dogj ditën e djeshme. Makina tip Volkswagen e Marsel Buçi, punonjësit të karburantit në pronësi të Bledion Nallbatit, deputet i PD. u dogj pranë banesës së tij. I riu punon në një karburant në Bilisht ndërsa ka një konflikt me Deizy Arapin, e cila është shoqëruar edhe në polici për të marrë dëshminë e saj mbi ngjarjen. 2 javë më parë, kur iu dogj makina, Arapi akuzoi Buçin indirekt si përgjegjës duke iu referuar si personi që i dogji makinën për llogari të Nallbatit.

resim sefa durim sefa marsel buci digjet makina ne bilisht

Sondazh

Poll