Aktualitet

Vidhte kabllo elektrike e vegla pune, arrestohet i riu në Berat, procedohen dy persona penalisht

Mësohet se i riu kishte vjedhur kabllo elektrike si dhe disa vegla pune.

11 Tetor 2022, 16:13 Nga I.A
Vidhte kabllo elektrike e vegla pune, arrestohet i riu në Berat, procedohen
Policia e Beratit

BERAT- Një 31-vjeçar është arrestuar ditën e sotme në Berat për vjedhje. Mësohet se i riu kishte vjedhur kabllo elektrike si dhe disa vegla pune. Ndërkohë që dy persona janë proceduar penalisht për organizim të lojërave të fatit.  

Njoftimi i Policisë:

Kapet dhe vihet në pranga një shtetas i shpallur në kërkim për vjedhje. Procedohen penalisht 2 shtetas të tjerë, për veprën penale “Organizimi i lotarive të palejuara”. Në vijim të punës për kapjen e personave të shpallur në kërkim dhe vënien e tyre përpara përgjegjësisë ligjore, nisur dhe nga informacionet e marra në rrugë operative për vendndodhjen e një shtetasi të shpallur në kërkim, nga specialistët e Seksionit për Krimet në Komisariatin e Policisë Berat u kap dhe u ndalua shtetasi në kërkim A. Gj., 31 vjeç, banues në lagjen “Kodra e Sulmit”, Berat. Ky shtetas, në datën 28.09.2022, ka vjedhur disa vegla pune, në banesën e shtetasit A. Gj., ndërsa në datën 03.10.2022, ka vjedhur kabllo elektrike, në lagjen “Kala”.

arrestohet i riu ne berat

Sondazh

Poll